Arrestimi i tajlandezit në Shqipëri, i përfshirë në bandën e mashtruesve! Skema si merrnin i para qytetarëve nga Dubai në Tajalndë, Malajzi dhe Japoni

Arrestimi i tajlandezit në Shqipëri, i përfshirë në bandën e mashtruesve! Skema si merrnin i para qytetarëve nga Dubai në Tajalndë, Malajzi dhe Japoni

Ekstradimi i Tzu Yuan Kuo

Një tajlandez i identifikuar si Tzu Yuan Kuo është ekstraduar nga Shqipëria ditën e sotme pasi rezultonte si i dyshuar për një skemë mashrimi përmes call-center. Ai ishte arrestuar më 27 shtator të vitit të kaluar dhe autoritetet shqiptare nisën procedurat për ekstradimin e tij. Tajlandezi ishte pjesë e një bande mashtruesish të cilët operonin nga vende të ndryshme, duke nisur nga Dubai që mes call centerave telefononin qytetarët e tyre dhe i shantazhonin se paratë e tyre në llogari bankare rezultonin se përdoreshin për trafik droge.

Viktimat e mashtrimit ishin kryesisht në Tajlandë, Malajzi dhe Japoni. Disa tajlandezë ranë viktima të kësaj bande, anëtarët e të cilës maskoheshin si zyrtarë gjykate, zyrtarë poste, oficerë policie, zyrtarë të Departamentit të Hetimit Special, zyrtarë kundër pastrimit të parave, oficerë të shtypjes së drogës dhe zyrtarë të bankës qendrore.

Pasi i thonin vikimave se paratë e tyre përdoreshin për trafik droge, i merrnin paratë dukei kërkuar të dhëna personale, si emrat, numrat e kartave të kreditit, numrat e llogarisë bankare dhe numrin në anën e pasme të kartave të tyre të kreditit. Kjo ishte mënyra se si mashtronin viktimat e tyre për t'i detyruar që të transferonin para.  Zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (OAG), tha se i dyshuari, Tzu Yuan Kuo, arriti në Aeroportin Suvarnabhumi të mërkurën në një operacion të qetë ekstradimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik