Arrestimi i tij solli tensione në veri të Kosovës, ish zyrtari serb i policisë në arrest shtëpiak deri në 9 korrik
Pika e kontrollit të policisë në Leposaviç
Ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë.
Lajmin për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 04.05.2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit D.P”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykate.
Pantiç dyshohet se për veprën penale “kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje", thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Pantiç do të jetë në arrest shtëpiak deri më 9 korrik derisa ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, u arrestua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar si i dyshuari kryesor për një sulm ndaj zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës në pjesën veriore.
Arrestimi tij prodhoi tensione në pjesën veriore. Qytetarët atje vendosën barrikada në rrugët kryesore që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Barrikadat u hoqën pas disa javësh, por vetëm kur gjykata ia zëvendësoi Pantiqit, masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35