Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Rama reagon për akuzat e opozitës: Filloi gjyqi në 'Big Brother-in' e politikës! Po të lidhej me mua, s’do më kursente SHBA

Akuzave të opozitës për lidhjen me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonial që u arrestua në Nju Jork, Edi Rama iu përgjigj se SHBA nuk do ta kursente si fajtor nëse do të rezultonte në hetime. Sulmin e opozitës e cilëson si “gjyq ndaj tij në Big Brotherin e politikës”. 

Në një postim në Twitter, Rama thumboi opozitën që sipas tij duhet kuptuar se nuk bën asgjë dhe i beson vetëm asaj që doi. Duke mos dhënë asnjë koment tjetër për arrestimin e zyrtarit të FBI-së dhe akuzat e tij se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë, Rama tha se ka vendosur të mos merret me protagonistët ‘e Big Brotherit’. Po ashtu shtoi se kohën e tij do ia dedikonte punëve dhe njerëzve që kanë ende çështje për të zgjidhur.

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!

Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.

Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, shkroi Rama në Twitter.

Duke iu referuar udhëtimeve të McGonial në Tiranë dhe takimit me kryeministrin Edi Rama, opozita kërkoi që të nisnin hetimet nga SPAK pasi pretendojnë se pagoi ish zyrtarin e lartë të FBI-së për të sajuar çështjen e rublave ruse. Ilir Meta akuzoi kreun e qeverisë se përdor agjentët amerikanë për aferat e tij ndërsa Sali Berisha tha se duhet të ngrihej një komision i posaçëm që të hetojë gjithë këtë çështje duke qenë se SPAK nuk kishte marrë asnjë veprim për ta hetuar.

Amerikani McGonigal që u arrestua dje në SHBA përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë. McGonigal, agjent amerikan dhe zyrtar i Lartë i FBI, dyshohet se merrte ryshfet nga Agron Neza, shqiptaro-amerikan dhe dyshohet ish agjent shqiptar i inteligjencës, për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm. Problemi ishte se përfituesi fundor i koncesionit ishte Gazprom, gjigandi i shtetit rus, lidhjen me të cilin amerikanët nuk mund t’ia falin një zyrtari të lartë të tyrin, siç ishte Charles McGonigal.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 25/01/2023 08:13

    Njeri thote i lidhur me Berishen, tjetri i lidhur me Ramen. Po ma gjeni nje biznesmen qe nuk lidhet me ate force qe eshte ne pushtet.

    Përgjigju
  • Latif Bora: 25/01/2023 05:08

    Nuk me duket pune per SPAK kjo. Epo le te thoje dynjaja qe ish kreu i FBI lokale per New York u arrestu nga koleget per krime federale dhe favorizim te oligarkeve te Putinit. Epo ja paska bere ujdi edhe me Ramen. Epo ja edhe e paska bere strategjik Putinin permes Deripaskes. Ama sa ka lehur Rama vs Putinit ju e keni pare. Si i thone ha me goje por me vepra .... Nuk eshte pune SPAK. Memdoj qe shoqja Kim mund ta kaloje kete pune me nje verejtje ose deklasim ne publik.

    Përgjigju
  • Jona: 24/01/2023 23:56

    Ah qerrata mer qerrata paske gjujt larg paske gjujt

    Përgjigju
  • Polo: 24/01/2023 21:42

    Bie erë shërbime sekrete!

    Përgjigju
  • Edi martinaj: 24/01/2023 21:34

    A di kush te me thot se ca posti publik ka vllai i Agron Nezes

    Përgjigju
  • andy: 24/01/2023 20:03

    cfare hallesh ka shqiperia e c'fare na nxjerrin keta ne lajme....si skeni turp mor idiote...

    Përgjigju
  • alma: 24/01/2023 19:47

    bej durim se do dali edhe emri jot, por mos merr ne telefon sorosin qe te jaoi nje dore.

    Përgjigju
    • Dory: 24/01/2023 20:54

      Shpejt byrekun se è plotesove normen

  • Hajde: 24/01/2023 18:40

    Filloj sufllaqja ahhahahahahahaha

    Përgjigju
  • fred merkuri: 24/01/2023 18:35

    Ska pun tieter opozita

    Përgjigju
  • Fikun: 24/01/2023 18:25

    Na dolle i forte mo gjinooo

    Përgjigju
  • bejton: 24/01/2023 17:34

    mos u merni me Ramen kur e dini shum mir qe se vret mendjen per asnje llaf boshe

    Përgjigju
  • Ada: 24/01/2023 17:26

    Ky lajm i opozites esht vetem per te krijuar zhurme sepse eshte nje lajm qe nuk i sherben njeriu

    Përgjigju
    • Arbërori: 24/01/2023 19:34

      Ky tradhtar Edvin shkjau shqipfolës ështé rrugës për në burg, mos u merzitni shumë

  • Ina: 24/01/2023 17:24

    Opozita nuk ka me cfare te meret dhe krijon lajme fake

    Përgjigju
  • Arjan: 24/01/2023 17:23

    Shume akuza te pabaza,komplet pa fakte.Vazhdoni flisnin ne ajer.

    Përgjigju
  • Genci: 24/01/2023 17:23

    Lodheni kot me kto lajme kur Rama ka fol shum qart e me pik nfund jo presje qe tvazhdojn

    Përgjigju
  • Abaz: 24/01/2023 17:21

    Llafe kot,po mundoheni te hidhni balte kot mbi ramen.

    Përgjigju
  • Ronaldo: 24/01/2023 17:20

    Njerzit qe flasin te drejten dhe gjerat sic jan atyre i vihet faji me shum

    Përgjigju
  • Zeni: 24/01/2023 17:19

    Komento o arbëror shkjaufoles sepse vetem ti po mungon ketu flliqsire...

    Përgjigju
  • Turi: 24/01/2023 16:52

    Politikanet e Shqiperise mjafton te jete Amerikan ose Europian dhe i ulin breket si prostituta qe jane , nuk kemi pavaresi politike por thjesht per te mbajtur vendin e tyre u japin cdo gje te huaj e qe jua qr kurvat e ndyra

    Përgjigju
  • Vini: 24/01/2023 16:49

    Me ramen nuk ia dilni dot ju

    Përgjigju
  • Eno: 24/01/2023 16:43

    Keni qejf te merreni me llafe lart e poshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës