Kapnin të rinj që pinin hashash nga liqeni i Tiranës dhe u merrnin deri në 50 mijë lekë në këmbim të lirisë, arrestohen dy policë! Nisin procedurat e përjashtimit

Një efektiv i rendit dhe një i Policisë Bashkiake u arrestuan pasi kanë shpërdoruar detyrën duke ndaluar të rinj që i kapnin me cigare hashashi në zonën e Liqenit artificial në Tiranë. Efektivët u vinin prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe u merrnin të rinjve nga 20 deri në 50 mijë lekë, duke i lënë më tej të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në komisariat.

Efektivi i komisariatit numër 1, Serxhio Cani 22 vjeç dhe polici bashkiak i Tiranës Sajmir Muzikanti, 39 vjeç ishin në vëzhgim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët.

Mësohet se ndaj tyre ishin bërë 9 kallëzime, por vetëm 3 raste janë dokumentuar. Sakaq, kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka nisur procedurat për përjashtimin nga Policia e Shtetit për efektivin e komisariatit numër 1, Serxhio Cani. Që kur është vendosur në krye të Policisë, Rrumbullaku deri më tani ka përjashtuar 13 efektivë.1669457149_serxhiocani.jpg

Efektivi Serxhio Cani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
FOTO/ Kush është polici bashkiak i Tiranës që u vu në pranga, bashkë me kolegun i merrte para të rinjve që konsumonin hashash

1669474537_foto.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e policit bashkiak të Tiranës Sajmir Muzikanti, 39 vjeç. Ai u vu me pranga bashkë me Serxhio Canin pasi të dy kapnin të rinjtë te Liqeni i Tiranës, ku konsumonin hashash dhe i merrnin 20-50 mijë lekë që të mos i arrestonin.

Ora 11:07
Del FOTO, ky është një prej efektivëve që i merrte deri në 50 mijë lekë të rinjve që pinin hashash te Liqeni i Tiranës

1669457149_serxhiocani.jpg

Ky është një prej efektivëve që ka rënë në pranga pasi u merrnin lekë të rinjve te Liqeni i Tiranës që i kapnin duke pirë hashash. Report Tv ka siguruar foton e efektivit të komisariatit 1, Serxhio Cani.

Ora 10:43
Vidhin të rinjtë që pinin hashash te liqeni i Tiranës, dy policët u merrnin deri në 50 mijë lekë! Për ta ishin bërë 9 kallëzime

Dy policët Serxhio Cani dhe Sajmir Muzikanti kanë rënë në pranga pasi akuzohen për vjedhje në zonën e Liqenit artificial në Tiranë. Mësohet se ndaj tyre ishin bërë 9 kallëzime, por vetëm 3 raste janë dokumentuar.

Policët, Cani e Muzikanti ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni, iu vinin pranga dhe pasi i merrnin para i lironin. Ata u merrnin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë për t’i lënë më pas të lirë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit: S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat. Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm", njofton policia. 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alonso: 04/02/2023 09:05

    Shum mir ja kan bo sa tju a mari shefi policise prokurori avokati tjetri e tjetri Pse mos ti marin kto qe bejn punen e rrezikojn jeten çdo dite ne rruge

    Përgjigju
  • Genti: 26/11/2022 16:18

    Normal keshtu asht kur policet Jane patronazhista

    Përgjigju
  • Neri: 26/11/2022 13:35

    Keto torollaket e policis qe mendjen e kane vetem per te cvatur duke mos kryer detyren duhet te denohen me burg

    Përgjigju
  • Sefer daja: 26/11/2022 10:35

    Te denohen policët abuzues, POOOR dhe të monitorohet më shumë zona, se vertet përdoruesit e hashashit( e jo vetem), jan problem! Dalim nga Liqeni për pak ajër të paster, e thithim tym hashashi në gjithe hapsirën e Liqenit!!!! Duhen marr masa vërtet!!!

    Përgjigju
    • Loni: 26/11/2022 19:33

      Me te vertet skandal o bo... Saliu e ka fajin qe la vetem lazaratin... Ishte vetem atje ne made edhe nuk eshte si sot me policine qe duam edhe me era hashash ne cdo cep te shqiperise... E pin tjetri pa piken e problemit kudo mo kudo! Gjendje paniku kudo edhe keta vjelesit e banded perdorues e hashashit nuk eshte fenomen I papare egziston kudo edhe do egziston! Fundja ne profesionin e tyre Jan policet taksavjeles te ketij kombi... Ky komb Jo me Sali apo me ilir e me edi rama por ska per tu bere kurre ky komb I njo rant!

    • Partia: 26/11/2022 14:11

      Nga kush, policia që duam përfundoi ne burg për vete.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla