Arrestohen 2 shqiptarë në Greqi, ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë! Sekuestrohen 18 kg kokainë dhe 122 kg kanabis

Arrestohen 2 shqiptarë në Greqi, ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë! Sekuestrohen 18 kg kokainë dhe 122 kg kanabis

Foto ilustruese

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke si anëtar të një grupi kriminal që merret me trafikun e drogës, kryesisht kokainës që shkon nga Shqipëria drejt Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se ata u arrestuan në banesën që qëndronin në Aegaleo, ku u sekuestruan 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë dhe peshore.

Policia gjeti gjithashtu 4 kg pluhur, i cili nuk ishte njohur nga Drejtoria e Narkotikëve dhe për këtë arsye e dërgoi në Kiminë e Përgjithshme të Shtetit, për të përcaktuar se për çfarë lënde narkotike bëhet fjalë.

Oficerët e Narkotikëve arritën të lokalizojnë dhe sekuestrojnë sasinë e madhe të kokainës, përpara se trafikantët ta shpërndanin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë