Skandali i trupimit të ndeshjeve ka përfshirë sërish futbollin spanjoll, ku këtë herë të përfshira janë liga e katërt spanjolle “Tercera League” dhe kampionati i femrave në ligat e ulëta.
Lajmi u raportua nga mediat spanjolle si “El Confidencial” dhe “El Pais”, të cilat raportojnë për të paktën 20 persona të arrestuar në zonën e Andaluzisë dhe Ekstermadurës.
Kjo nuk është hera e parë që në Spanjë ka valë arrestimesh për trukime, pasi edhe në muajin shkurt, u arrestuan plot 31 persona me akuzë në ndikim e rezultateve të ndeshjeve, të cilët ishin pjesë e një sindikate të paligjshme bastesh, kompani e cila vinte nga Kina.
Por nëse në shumë vende të botës ka arrestime dhe dënime në lidhje me trukimet e ndeshjeve, në Shqipëri, pavarësisht se ka pasur shumë ndeshje të trukuara, asnjë individ apo klub të jetë dënuar, përjashto masat që ka marrë UEFA.