Arrestohen 3 të rinj kosovar
dyshohen për terrorizëm

Arrestohen 3 të rinj kosovar<br />dyshohen për terrorizëm
Zbardhen emrat e tre kosovarëve të cilët një ditë më parë u arrestuan nga Policia e Kosovës, duke tentuar të shkojnë në Siri.

Ata janë Tahir Isufi 29 vjeç nga Mitrovica, Ismail Zeneli 21 vjeç nga Vushtrria dhe Nora Zuzaku, 20 vjeç nga Gjilani. Që të tre dje ishin nisur nga aeroporti i Shkupit për në Turqi, ku edhe janë kthyer mbrapa nga autoritetet. 

Më pas të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Kanë qënë autoritetet turke që kanë bërë të mundur rikthimin përmes Republikës së Maqedonisë.
 
Ditën e djeshme, Drejtoria Kundër Terrorizmit bëri me dije se ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe