Arrestohen 5 vetë për krime lufte
akuza dhe ambasadorit në Tiranë

Arrestohen 5 vetë për krime lufte<br />akuza dhe ambasadorit në Tiranë
KOSOVE - Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar pesë persona, nën dyshimet për krime lufte.Të arrestuarit janë Sami Lushtaku për krime lufte në bashkëkryerje, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi.  Të arrestuar janë Sami Lushtaku për krime lufte në bashkëkryerje, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi. Aktakuzë është ngritur edhe ndaj Sylejman Selimit, ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e cenimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skenderajit).

Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili, si krim lufte. Arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë sot ndaj Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Sahit Jashari, Ismet Haxhes, e disa të tjerëve.

Sipas burimeve të Indeksonline ata akuzohen për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës.

Zëdhënësi i Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, Blerim Krasniqi ende nuk ka një informacion që është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai tha se është në përpjekje të kontaktojë më dikë nga prokuroria speciale.

Ndërkohë raportohet se përveç Sylejman Selimit dhe Fadil Demakut, të gjithë të akuzuarit e tjerë nga “Grupi i Drenicës” janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it.

Sahit Jashari ka qenë i pari që ka shkuar në EULEX për intervistim, pas tij Sami Lushtaku dhe të tjerët.Këta akuzohen për krime lufte.

(Marrë nga Koha.net)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm