Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli ndodheshin në arrest shtëpiak qysh më 25 maj, me vendim të Gjykatës së Apelit.
Arrestimet janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve të premten vonë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit, i cili mban edhe postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.
“Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën e prokurorit, me të cilin ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masë të paraburgimit. Paraburgimi do të zgjasë deri më 24 qershor të këtij viti”, ka bërë të ditur Gashi.
Ai po ashtu ka thënë se do të apelojë këtë vendim të hënën në Gjykatën Supreme.
Marrë nga Evropa e Lirë
(v.gj/shqiptarja.com)