Arrestohen 79 zyrtarë në Serbi 
 100 milionë euro dëm shtetit

Arrestohen 79 zyrtarë në Serbi <br /> 100 milionë euro dëm shtetit
79 zyrtarë të lartë dhe ish ministra të Serbisë janë arrestuar pasi ata kanë shkaktuar një dëm prej 100 milion eurosh buxhetit të shtetit, duke u akuzuar në tërësi për 30 vepra penale.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe të cilat thonë se ata janë akuzuar për veprat penale të korrupsionit në fushën e bujqësisë dhe lëshimin e ndërtimit të tokës në qeveritë lokale.
 
Ministri i Punëve të Brendshme Stefanoviç ka thënë në një konferencë për shtyp se hetimet janë kryer nga viti 2004 deri sot dhe se  aksioni do të vazhdojë ndërkohë që askush nuk do të kursehet.
 
Me akuzën e korrupsionit është arrestuar ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe ndihmësit e tij, si dhe pesë persona janë shpallur në kërkim, ka thënë Stefanoviq.
 
Sipas medieve vendase, Ish-ministri Slobodan Milosavljeviç është në mesin e të arrestuarve, ndërkohë që ato kanë raportuar më parë se 80 persona janë arrestuar për korrupsion në 20 raste të ndryshme.

Sipas Ministrit të Brendshëm mes të arrestuarve janë edhe shtatë ish zyrtarë, por sipas tij publiku mund të presë që policia të vazhdojë të punojë intensivisht për të hedhur dritë mbi rastet ka thënë Stefanoviq.
 
Stefanoviq ka thënë se hetimet janë kryer në periudha të ndryshme kohore, por finalizimi është kryer vitin e kaluar.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)