Arrestohen, duke shkuar në burg
çifti bën seks në makinën e policisë

Një çift ka vendosur ta shijojë në mënyrën më të mirë të mundshme, rrugëtimin e tyre drejt burgut, në makinën e policisë. Burri dhe gruaja u dënuan pasi kryen marrëdhënie seksuale në sediljet e pasme të makinës së policisë.

33 vjeçari Husnik Travis dhe 29 vjeçarja Heather Basten u ndaluan nga autoritetet amerikane ndërsa ishin duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në Oconto (SHBA). Ndërsa kanë qenë duke iu drejtuar stacionit më të afërt të policisë, çifti nisi të eksitohej.

cifti
(Në foto: Çifti i arrestuar Husnik Travis dhe Heather Basten)
Policët që i shoqëronin ndaluan makinë dhe urdhëruan Travis të ngrinte pantallonat e të ulej në sediljen e parë të pasagjerit, në mënyrë që të mos e linin pranë të dashurës së tij.

Travis dhe Basten u dënuan të dy për sjellje të turpshme në publik. Gruaja, e cila u ndalua duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ndenji vetëm 48 ditë në burg dhe më pas u lirua, pasi pagoi 500 $, ndërsa Husnik kaloi 90 ditë në qeli, raporton “New York Daily News”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld euro investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na kanë përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld euro investime të huaja në Shqipëri, shumica nga Perëndimi! SHBA na kanë përzgjedhur për një financim të madh