Arrestohen dy të reja në Tiranë, shfrytëzonin qendrat e masazheve për prostitucion tek ‘Ish Blloku’ dhe ’21 Dhjetori’

Arrestohen dy të reja në Tiranë, shfrytëzonin qendrat e masazheve për prostitucion tek ‘Ish Blloku’ dhe ’21 Dhjetori’

Foto ilustruese

Dy të reja, të identifikuara si Jetmira Demiraj dhe Rexhina Lika kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën duke shfrytëzuar qendrat e masazheve për prostitucion në zonën e 'Ish Bllokut' dhe '21 Dhjetorit'. Ndërkohë janë vënë nën hetim 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Operacioni policor i koduar "SPA", u realizua pas një pune të mirëfilltë hetimore disa mujore për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i Jetmira Demiraj, 30 vjeçe dhe Rexhina Lika, 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

Ato administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur "Ish-Blloku" dhe në zonën e quajtur "21 Dhjetori". Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. 

Në vijim të veprimeve, do të hetohen në gjendje të lirë në gjendje të lirë dy personat e identifikuar si A. Ll., Xh. T., për veprën penale "Prostitucioni" dhe A. L., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron