Arrestohen juristët mashtrues në Tiranë, gruaja dhe i riu merrnin lekë për licencën e mësimdhënies

Arrestohen juristët mashtrues në Tiranë, gruaja dhe i riu merrnin lekë për licencën e mësimdhënies

Foto ilustruese

Një grua dhe një djalë u arrestua nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar "Juristët e rremë".

Të dy, prezantoheshin si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar dhe premtonin në këmbim të lekëve, dhënie lejeje zhvillimore e licencë, për ushtrim të aktivitetit të mësimdhënies.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, arrestuan M. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit' dhe një djalë 24-vjeçar me inicialet N.Sh, banues në Tiranë. Ata u arrestuan në flagrancë nga policia në momentin që do takoheshin me d person a të mashtruar për t'i marrë lekët.

Ata kanë mashtruar dy persona duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme lekësh, me qëllim që t'i siguronin leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar, se gjatë momentit të arrestimit, ata kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Veprat penale që rëndojnë ndaj tyre janë “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Përvetësimi i titujve apo i detyrës shtetërore”, "Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet; dy aparate celularë dhe dokumente të ndryshme.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë