Arrestohen katër zyrtarë për korrupsion në Vushtrri

Arrestohen katër zyrtarë për korrupsion në Vushtrri
Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës që është pjesë e Departamentit Special Antikorrupsion ka arrestuar sot (06.03.2012) katër persona, zyrtarë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dhe ka bastisur një numër të shtëpive dhe lokaleve në Vushtrri. Kontrolli i shtëpive dhe lokaleve është bërë bazuar në urdhëresën nga Gjykata e Qarkut të Mitrovicës derisa arrestimet janë bërë me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës. Gjatë ushtrimit të kontrollit në cilësi të provave materiale nga policia janë sekuestruar një revole pa leje, municion, një llaptop dhe një sasi e dokumentacioneve. Operacioni i sotshëm është mbështetur nga Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës dhe është zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Arrestimet e katër të dyshuarve dhe bastisjet janë kryer me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale të pushtimit të paligjshëm të pronës së paluajtshme, shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit, ushtrim të ndikimit, dhe krim të organizuar.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton