KURBIN - Pas 24 orësh arrati policia arrestoi vëlla e motër të cilët akuzohen se një ditë më parë vranë bashkëfshatarin e tyre pas një konflikti për një sipërfaqe të mbjellë me gështenja. Indrit dhe Xhoana Ndoci, 29 dhe 24 vjec u vunë në pranga mëngjesin e sotëm ndërsa policia sekuestroi edhe armën e krimit, një pushkë. Ngjarja ndodhi në fshatin Selitë të Kurbinit dhe viktimë mbeti 58-vjeçari Ndrec Prendi. Trupi i tij i pajetë u gjend mëngjesin e e së martës në pyllin e fshatit ndërsa ishte duke vjelë gështenja.
Prej 2 vitesh mes fiseve Ndocaj dhe Prendi ka pasur një konflikt për pronësinë e rreth dy dynym toke me gështenja qe gjendet në “Lajthizë të Madhe” në fshatin Selit. Hera e fundit që ka pasur ndërhyrje nga forcat e policisë, ka qenë të dielën, pikërisht një ditë para ngjarjes. Dy fiset janë në proces gjyqësor për këtë sipërfaqe toke, pasi të dyja familjet paraqesin dokumentacionet e tyre përkatëse
Mësohet se dy familjet Prendi dhe Ndoci kanë qenë në rreth krushqie së bashku, pasi viktima ka qenë dhëndër në fisin Ndoci.
NgjarjaNgjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 8:00 të mëngjesit në Malësinë e Kurbinit. Mëngjesin e së hënës vëlla e motër kanë gjetur 58-vjeçarin Ndrec Prendin duke vjelur gështenjat në pyll. Por, me sa duket kjo gjë nuk është kapërdirë dot nga 29-vjeçari Indrit Ndoci dhe ka nisur të debatojë ashpër me të. Pasi ka debatur me viktimën 29 vjeçari Indrit Ndoci ka marrë menjeherë armën e zjarrit dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 58-vjeçarit. Si pasojë e të shtënave, Ndrec Prendi gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në kraharor.
Të parët që kanë lajmëruar policinë për këtë ngjarje kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat e kallashnikovit. Pas njoftimit të marrë, efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes duke nisur punën për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkaq, dy autorët e krimit, vëlla e motër ishin larguar menjëherë prej andej për të mos rënë në prangat e policisë. Për t’u larguar prej andej ata kanë shfrytëzuar distancën e largët që lidh fshatin e Selitës me qytetin e Laçit, e cila bëri që edhe forcat e policisë të mbërrinin me vonesë në vendin e ngjarjes.
20 gëzhoja automatiku në vendngjarjeGrupi hetimor, në cilësinë e provës materiale, gjeti dhe sekuestruan në vendin ku ndodhi vrasja 20 gëzhoja automatiku. Sipas burimeve, mësohet se në drejtim të 58-vjeçarit është qëlluar me armë nga një largësi e konsiderueshme.
Arma e krimitPylli ku u gjet i pajete Prendi
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09