Sarandë - Një 34-vjeçar, i identifikuar si Ardit Buqi është vënë në prangat e policisë së Sarandës pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje. Nën hetim është vënë edhe pasagjeri që po udhëtonte në automjet me të për moskallëzim krimi.
Ata u ndaluan në rrugën e fshatit Gjashtë nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi Ardit Buqi, 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.