Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi u përplas me dy automjete të tjera dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte makinën, prandaj u shkaktua aksidenti. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin E.A, Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Policia ka njoftuar që 44-vjeçari ishte drejtuesi i automjetit tip "Renaul" dhe po udhëtonte në lagjen nr. 12, Korçë.
Arrestohet 44-vjeçari në Korçë, drejtonte makinën në gjendje të dehur, u përplas me 2 automjete
Komento