Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj! Momenti i arrestimit (VIDEO)

Tropoje Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur më 22 nëntor në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës.

Në pranga ra 33 vjeçari Flordian Mulaj banues në Bajram Curri.

“33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj” informoi sot policia e Tropojës.

Shtetasi Flordian Mulaj, dyshohet se më 22 nëntor 2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin Artur Dauti, 39 vjeç.

Në videon e bërë publike nga policia autori është i veshur me rroba ushtarake.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, se të dy, si autori dhe viktima, kanë qënë në lokal të dehur. Mes tyre ka pasur një sherr, nga ku më pas Flordian Mulaj, ka qëlluar drejt Artur Dautit me pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë