Mësynë në lokal të armatosur e me maska në Lezhë, arrestohet bashkëpunëtori i autorëve! Ndihmoi nipin e deputetit Rrahman Raja dhe dy të tjerë të fshiheshin

LEZHË-Një 21 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të deputetit Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe dy të tjerëve Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, të cilët mësynë të armatosur dhe me maska në një lokal në Lezhë për të gjetur kushëririn e pronarit të lokalit  me të cilin kishin një sherr.

Në pranga përfundoi Ardit Luli, i cili akuzohet se pas ngjarjes së rëndë më 13 nëntor të 2021, ka fshehur tre autorët që të mos gjendeshin nga policia. Sot tre të rinjtë janë në kërkim nga policia, ndërsa dyshohet se janë larguar jashtë shtetit në drejtim të Dubait.

21-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, u arrestuar gjatë operacionit të koduar "Supporter" pasi u kap me armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Pllanë të Lezhë, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik me 2 krehra dhe 132 fishekë luftarak.

Si ndodhi ngjarja në lokalin në Lezhë

Tre persona të maskuar e të armatosur ‘gjer në dhëmbë’, u futën mbrëmjen e 13 nëntorit në mënyrë të befasishme në një lokal në Zejmen, ku kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.  Tre të rinj Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë, janë shpallur në kërkim. Ata janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve. Dyshohet se mes ‘grupeve rivale’ të rinjve, ka pasur konflikt për prishje të pazareve të drogës.

Për të ‘mbyllur hesapet’ tre të rinjtë e armatosur, kanë shkuar në lokalin e Ani Kolës dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L.M (K), i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj.J, mik i tre autorëve. Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqupisti: 24/12/2021 11:31

    ore keta niperit e rrajas si shum jane hapur.un nuk i njof por ky deputeti duhet ti thote niperve te tij qe nuk jane supermeni e heret a vone do marin ndonje doze plumbi kur te bien me ndonje hund lesh

    Përgjigju
    • Agjenti: 15/11/2022 14:05

      Ceshtje kohe eshte per kta lloj tipash

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja