Arrestohet biznesmeni Helidon Gjikoka për grabitjen e kompleksit 'Ambel' në Dhërmi, gjykata e mbyll në burg

Arrestohet biznesmeni Helidon Gjikoka për grabitjen e kompleksit 'Ambel' në Dhërmi, gjykata e mbyll në burg

Helidon Gjikoka dhe kompleksi 'Ambel Beach'

 

Është arrestuar tre ditë më parë në Vlorë i 'famshmi' Helidon Gjikoka, i shpallur në kërkim prej dy vitesh, pasi Gjykata e Tiranës caktoi për të masën e sigurisë “arrest në burg”, me kërkesë të Prokurorisë.

Report Tv mëson se pas arrestimit, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e arrestit me burg për Gjikokën, ndërsa prokuroria do të vijojë hetimet edhe për 4 muaj. Helidon Gjikoka akuzohet se ka përvetësuar me anë të mashtrimit dhe falsifikimeve kompleksin ‘Ambel’ në Dhërmi, në pronësi të kushëririt të tij Ilir Koka.

Në shtator të vitit 2020, Prokuroria e Tiranës depozitoi në gjykatë kërkesën për arrestimin e Helidon Gjikokës, por për shkak të dekonspirimit të informacionit në gjykatë, Gjikoka mundi të largohej nga Shqipëria, duke i shpëtuar prangave. Më pas Gjikoka u rikthye dhe frekuntonte hapur prej kohësh lokalet e Vlorës dhe askush nuk e ndalonte.

Disa ditë më parë, gjyqtari i Vlorës Enkel Peza rrëzoi pjesërisht dosjen prej qindra faqesh të prokurorisë për tjetërsimin kompleksin ‘Ambel’ në Dhërmi, duke i hequr Gjikokës bashkëpunimin në përvetësimin e kompleksit turistik dhe duke i lënë atë të falsifikimit të dokumentave.

Historia

Në vitin 2020, Ilir Koka është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku ka denoncuar përvetësimin e pronës së tij, kompleksit me 12 shtëpi private mbi sipërfaqen 1430 m2 në Dhërmi, nga Helidon Gjikoka. Në vitin 2009, Ilir Koka, meqenëse ndodhej në jashtë vendit, ka autorizuar Helidon Gjikokën që të ndiqte punimet për ndërtimin e kompleksit dhe të kryente veprime të tjera, por në asnjë rast nuk i ka dhënë të drejtën t’i tjetërsonte pasurinë. Shtëpitë private po i ndërtonte në pronën që ia kishte lënë trashëgim babai.

Pas hetimeve të thelluara dhe intensive, Prokurori Ervin Karanxha ka konstatuar se Helidon Gjikoka, në vitin 2017, kishte kërkuar legalizimin e pasurisë së Ilir Kokës në emrin e tij. Ndërsa Ilir Koka ishte në Greqi, prona e tij, që nga data 28 janar 2019 ka kaluar në emrin e Helidon Gjikokës.

Në 20 shtator të vitit 2018, shefi i legalizimeve Adiseldo Rrapaj, ka miratuar legalizimin në emër të Gjikokës, edhe pse ishte në dijeni se prona i përkiste Ilir Kokës. Punonjësi Ardian Musta ka shqyrtuar praktikën e legalizimit të pasurisë, edhe pjesë është njohur me lejen e ndërtimit të vitit 2010, që ishte në emrin e Ilir Kokës. Pjesë e skemës janë bërë edhe punonjësit Erdet Mandi, Arber Jaupaj dhe Denis Metaj, të cilët kanë pasqyruar të dhëna të rreme në aktet e përpiluara nga ana e tyre, në funksion të vjedhjes së pronës nga Helidon Gjikoka.

Në dosje del në pah edhe roli i Jonida Hallvaxhiut dhe Enida Bukuroshit, juriste pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Tiranë, të cilat kanë rrëzuar ankimin e pronarit të grabitur Ilir Koka, i cili kundërshtonte kalimin e pronës së tij në emër të Gjikokës. Ankimimi është rrëzua për shkak të tejkalimit të afatit, por sipas prokurorisë, dy juristet duhet të kallëzonin krimin e vjedhjes së pronës nga Helidon Gjikoka.

Inxhinierja Alda Qira (Kurti): Unë nuk i kam firmosur këto akte

Nga lista e dokumenteve që Helidon Gjikoka dhe avokati Ariton Kasaj kanë paraqitur në organet shtetërore për të kaluar kompleksin ‘Ambel’ në Dhërmi në emrin e Gjikokës, është paraqitur edhe ky akt ekspertimi mbi qëndrueshmërinë konstruktive të objektit. Akti i ekspertimit i vitit 2018 është paraqitur sikur është hartuar nga Alda Qira (Kurti). Në 15 dhjetor të vitit 2020, Alda Qira (Kurti) është pyetur në prokurori për aktet e hartuara nga ajo, pjesë e dosjes së tjetërsimit të pronës. 

Mes të tjerave, inxhinierja ka deklaruar se “U njoha me aktet e vëna në dispozicion dhe bindjet them se këto nuk janë punuar nga ana ime, për me tepër nuk kam qene asnjëherë për inspektim të këtyre objekteve të cilët pasqyrohen në akte... Gjithashtu dua të shpjegoje se edhe në strukture janë akte të cilat nuk janë punuar nga ana ime, megjithëse janë munduar t`i kopjojnë”. Inxhinierja ka deklaruar se edhe numrin e licencës së saj e kanë shënuar gabim.

Megjithatë, edhe pse dy dokumentet konfirmojnë përtej çdo dyshimi falsifikimin e akteve, gjyqtari Enkel Peza ka rrëzuar dosjen dhe ka çliruar nga akuza Helidon Gjikokën dhe grupin e tij.

Konkluzioni i prokurorisë

Pas një hetimi të thelluar, kryqëzimit të dëshmive, dokumenteve dhe fakteve, prokuroria ka arritur në konkluzionin se Ilir Kokës i është vjedhur prona nga Helidon Gjikoka. “Shtetasi Helidon Gjikoka në bashkëpunim me shtetasin Ariton Kasaj rezulton se ka përdorur formularin e falsifikuar si dhe dokument të tjera të falsifikuara si akte ekspertimi etj., me qellim për të vjedhur nëpërmjet mashtrimit pronën e ligjshme të shtetasit Ilir Koka. Dhe vepra penale e mashtrimit është kryer pasi prona e ligjshme e vëllezërve Koka kaluar në pronësi të të dyshuarit Helidon Gjikoka me ndihmën e Ariton Kasës. Në rastin konkret del mjaft qartë se prona është e shtetasit Ilir Koka dhe se është tjetërsuar nëpërmjet mashtrimit nga ana e shtetasit Helidon Gjikoka, duke u mbështetur nga zyrtarë të ish Drejtorisë së Legalizimeve Vlorë siç është pasqyruar në dinamikë, në pjesën përshkruese të këtij relacioni”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llermiu: 13/03/2022 19:53

    Po keta emrat e siper permendur si ka mundesi qe vazhdojn akoma pune te hipoteka? Se fallcifikimin nuk e ka ber vetem ai bobi se jane firmat e ketyre qe e kan kaluar per legalizim

    Përgjigju
  • Artan lame: 13/03/2022 19:50

    Nje gje nuk kuptoj nga kjo qe lexova, dmth fallcifikimin e beri vet, e firmosi vet dhe pronesin e nxori me emer te tij vet, pa ndihmen e askujt brenda kadastres apo zyres se legalizimeve. Si ka mundesi se o nuk kuptoj un, ose gjykata ka mar pagen e 13 si zakonisht.

    Përgjigju
  • Gimi: 13/03/2022 16:00

    Pse si postoni komentet. Te paguar. Mbeti ne burg ky nga kçk qe thone ju.

    Përgjigju
  • Xxxxxxx: 13/03/2022 12:22

    Histori e cuditeshme ...te jet kaq budall sa harxhon pare kot per ti marr pronen tjetrit ..ky duhet te jet mangut nga trut se ska mundesi ..po ky budalli edhe paret qe fallsifikoi dekumentat i humbi edhe pronen e humbi edhe burgun e hengri edhe shoket edhe miqt i humbi edhe burgun do ta bej por cfar fitoi ky budalli aman ..bobo deri ku paska vajt injoranca pu pu..

    Përgjigju
    • xXx: 13/03/2022 19:00

      Po këta fshatarët nga Peza ça lidhje kanë në Dhërmi?!

  • refugjati: 13/03/2022 11:40

    nji doze prej 10 gram plumbi ben drejtesi per keta qena.preke pronen e tjetrit prit dozen.dhe ata qe i kan pranuar dokumentet fallco e duan.vetem keshtu behet drejtesi se perndryshe shef rrushi rrushin e bejne te gjith keto marifete

    Përgjigju
  • Vlonjat: 13/03/2022 11:24

    boo cfar kok shtypuri ky surat muti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit