GJIROKASTËR - Një doganier 48-vjeçar me emrin Mehmet Shehu u arrestua nga policia nën akuzën e korrupsionit. Punonjësi në pikën kufitare të Kakavijës u kallëzua nga një qytetar 52-vjeçar, të cilit i kishte kërkuar 100 euro në këmbim që mos t'i kryente procedurat doganore.
Sipas kallëzimit, doganieri i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit shumën e parave për të mos kryër procedurat doganore të 225 fidanëve hardhi dhe 62 fidanëve limon, portokalle dhe manderina , të cilat i kishte ngarkuar në makinën e tij.
Doganieri pasi i ka marrë Eurot nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor qytetarit, por i ka thënë që "je në rregull të kam rregjistruar".
Nga vetifikimet e kryera mallrat nuk plotësonin vlerën për t’ju nënshtruar procedurave doganore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com