Arrestohet Elis Deda, anëtari
i bandës së Lulzim Berishës 

Arrestohet Elis Deda, anëtari<br />i bandës së Lulzim Berishës 
Policia italiane ka arrestuar 18 nga anëtarët e klanit mafioz të “Koza Nostrës” siciliane.  Në mesin e të arrestuarve është dhe Elis Deda, i njohur si anëtar i bandës së Durrësit, të drejtuar nga Lulzim Berisha.

“Caltanissetta”, shkruan se Drejtoria e Antimafies së Kaltanisetës në Sicili në bashkëpunim me policinë, arriti të prangoste 18 anëtarë të klanit mafioz San Cattaldo të zonës së Nisenos, pjesë e Koza Nostrës siciliane.

Mbi bandën rëndojnë akuzat e armëmbajtjeve pa leje, trafikimit të drogës, prostitucionit, duke përfshirë shfrytëzimin e fëmijëve. Përgjimet kanë arritur të zbulojnë mënyrën si kryhet trafiku i kokainës dhe i heroinës.

Në pranga kanë përfunduar italianë dhe rumunë, përfshirë edhe kapon e klanit mafioz, Antonio Domenico Cordaro, 50 vjeç, i njohur me pseudonimin “Martadela”.

Zhdukja e tij në Itali vite më parë, me një sasi të konsiderueshme heroine me vete, ishte një nga shkaqet, që përçau bandën e famshme të Lulzim Berishës. Për shkak të 33-vjeçarit Deda, banda u nda në dy pjesë, duke lindur një armiqësi mes njëra-tjetrës.

Arrestimi i Elis Dedës në Itali, mund të sjellë për autoritetet shqiptare informacione të reja, lidhur me aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit.   



Koza Nostra

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore