Ylli i Sevillas, Kike Salas u arrestua për dyshimin se kishte marrë kartona të verdhë të qëllimshëm gjatë ndeshjes. Mbrojtësi i Spanjës U -21, Salas është nën hetim për sjelljen e tij në fund të sezonit 2023-24, sipas gazetës spanjolle El Confidencial dhe rrezikon deri në tre vite burg.
Policia e arrestoi duke e akuzuar atë për 'krimin e mashtrimit për përfshirjen e tij të dyshuar në një rrjet të paligjshëm bastesh'. Një gjykatë në Morón de la Frontera, vendlindja e mbrojtësit, ka hapur tashmë një hetim ndaj tij dhe dy të rinjve të tjerë që besohet se janë pjesë e rrethit të tij të besuar.
Nuk përjashtohet mundësia që të përfshihen edhe më shumë njerëz në hetim. Ndalimi i lojtarit zgjati disa orë. Ai u lirua pas deklaratave në gjykatë, shkoi në qendrën sportive të Sevillas dhe u stërvit me pjesën tjetër të ekipit.
Sevilla aktualisht pozicionohet e 13-ta në La Liga. Klubi, nga ana e tij, beson në pafajësinë e lojtarit, por ai do hetohet në gjendje të lirë.