LUSHNJE-Policia e Lushnjes ka arrestuar një 39 vjecar, i cili dyshohet si hajduti i 10 kabinave elektrike në këtë qytet.

Në pranga të policisë ra Fatjon Sadiku, banues në lagjen “ Loni Dhamo, Lushnje, i cili dyshohet të këtë vjedhur  dyër, dritarë duralumini, pjesë transformatori, kabllo elektrikë e aksesore të tjerë në 10 kabina elektrike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga policia , i janë gjetur sende dhe prova materiale që përkojnë më ato që janë grabitur  nga kabinat elektrike.  Burime nga policia bëjnë me dije, se Fatjon Sadiku ka qenë i dënuar disa herë më parë për vepren penale “Vjedhje" .

Policia e Lushnjes po punon per zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
 Redaksia Online
M.D/Shqiptarja.com