Arrestohet hajduti serial i shtëpive në Durrës...Hynte nga dritarja kur pronarët ishin në gjumë (VIDEO)

DURRËS - Një 34-vjeçar u arrestua nga Policia për 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit. Në një operacion të koduar "Periferi" policia arrestoi D.T, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ai u arrestua në flagrancë gjatë natës në tentativë për të vjedhur një shtëpi, ku pas hetimeve rezultoi të kishte kryer 13 vjedhje banesash në Durrës përgjatë dy muajve. Ky operacion u zhvillua falë bashkëpunimit me qytetarët - thotë policia në një njoftim zyrtar.

31-vjeçari u arrestua dje në lagjen numër 15 në Durrës, në tentativë për të vjedhur një banesë, si dhe po gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kishte vjedhur në një tjetër banesë , dy telefona celularë  dhe vlera monetare.

Policia thotë se i riu gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet  dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë.

Vjedhjet e zbuluara

• Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.

• Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.

• Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.

• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.

• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.

• Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.

• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.

• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.

• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.

Sendet e sekuestruara

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 24/08/2019 03:47

    Vlonjat do jete

    Përgjigju
  • Vicidoli: 23/08/2019 17:09

    Rrnoft Birisha qe u dha pune njerezve

    Përgjigju
  • Erik: 23/08/2019 15:19

    Pritjani duart plehres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja