TIRANË, 8 Korrik /ATSH/ - Sektori i Forcës Operacianale dhe Kërkimit në Policinë e Kryeqytetit arrestoi ditën e sotme, rreth orës 13.20, në zonën e Unazës së Re Tiranë, shtetasin në kërkim Ilir Ismail Malaj, 36 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i kërkuar nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana dhe Interpol Roma, pasi Gjykata e Triestes në Itali, e ka dënuar me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burg me vendimin e datës 15.05.2005 për veprën penale "Pjesëmarrje në trafik droge" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.
Ndaj të kërkuarit do të vijojnë procedurat me qëllim ekstradimin drejt shtetit Italian. /gj.m/f.n/