Shkoi në spital në gjendje të rëndë, arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku! Ruhet në dhomë nga policët

Arrestohet ish kreu i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, i cili ishte në kërkim prej nëntorit prej vitit 2019 pasi gënjeu me formularin e dekriminalizimit. Ai u arrestua pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat Continental për shkak të diabetit. Sipas gazetarit Arsen Rusta kanë qenë vetë mjekët që kanë lajmëruar policinë se ai ndodhej i shtruar aty. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndalimi i tij është bërë në spital ku po merr dhe mjekimin.

Edhe në njoftimin e policisë konfirmohet se ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e spitalit privat në Tiranë, ku Kajmaku po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore. 

Kajmaku është shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohet për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

1594140716_policia4.jpeg

Fshehja e këtij rasti çoi në shkarkimin e tij dhe nisjen e hetimeve për Agim Kajmakun, por ai u largua duke u shpallur në kërkim nga autoritetet. Madje gjatë seancave në mungesë të tij Gjykata e Tiranës ka vendosur dhe masën e sigurisë 'arrest me burg' .

Kajmaku firmosi shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke ushtruar funksionin pas mbarimit të mandatit, pasi iu hoq nga ana e KQZ-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
Kajmaku u paraqit në spital me avokatin e tij, ruhet në dhomë më policë

Kajmaku u paraqit në spital mbrëmjen e djeshme i shoqëruar nga avokati i tij Isuf Shehu, për shkak të problemeve shëndetësore. Stafi i spitalit ka njoftuar policinë dhe menjëherë në spitalin privat Continental janë paraqitur efektivët e krimit ekonomik dhe ato të komisariatit numër 1.

Ekzekutimi i urdhër arrestit u bë në spital, ku ndodhet i shtruar Kajmaku, jashtë rreziku për jetën.

Aktualisht ai është i shtruar në dhomë dhe ruhet nga forcat e policisë.    

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/07/2020 02:49

    Interesante reagimi I mjekeve,per ate vrasesin para ca ditesh morren 10000 eurot dhe e mbyllen gojen ,per kete kriminelin e vogel nuk vonuan te lajmerojne,mos I tremben pasojat e kolegeve te tyre?

    Përgjigju
  • Titi: 07/07/2020 18:05

    Po kjo eshte skeme e pergatitur per dorezim. Do rrije ne spital sa ti behet gjyqi. Me arest shtepie

    Përgjigju
  • shllira: 07/07/2020 17:31

    supen do e keshe pa sheqer, me uje boville sapunin do e kesh te markes dove

    Përgjigju
  • Genti: 07/07/2020 15:03

    Paska qene nje Mega operacion nga policia, kapet I shumkerkuari Kajmaku, gjate aksionit ai nuk beri rezistece sepse ishte i intubuar, policia rrethoj spitalin. Hahaab

    Përgjigju
  • Pyka: 07/07/2020 12:24

    Turp,ç'bëni kështu....kë ka vrare?...vjedhur...dakort shkeli ligjin!!!Jo për gjë,meqë u kap dhe u burgos ky,atehere Sala,Ilir floriri,Fatos Nano,Arben Ahmetaj,Gjiknuri,Noka.etj..etj duhet të ishin ne burg!!!!!

    Përgjigju
  • LORA: 07/07/2020 12:19

    U arrestua se genjeu me formularin e dekriminalizimit!!!!!!! Duket si tam-tamet e kapjes se Kelmend Balilit,atij eskobarit te Lu-efendiut. Kjo n'a qenka drejtesia e reformuar,ne Shqiperine e gjemave te 2 prill 1991,e grabitjes gangstere te zgjedhjeve 1996,e shkallmkmit nga themeli te shtetit 1997,e grushtit te shtetit 14 shtator 1998,e krimit apokaliptik shteteror te 15 marsit 2008 ne Gerdec,e krimit kryeministror te 21 janarit ne Bulevard,,e,,me autore te njohur dhe pandeshkuar deri tani!!!!! I uroj sherim zotit Kajmaku,,,te tjerat ai i di vete

    Përgjigju
  • vera: 07/07/2020 12:03

    LERENI MMORE REHAT TE SHKRETIN SE NUK KA BERE ASGJE,,,as ka vjedhur as as ka prere...

    Përgjigju
  • Ilda: 07/07/2020 10:37

    Pse vepron prokuroria per z Kajmaku, per nje harrim ne formularin e dekriminalizimit dhe nuk vepron per genjeshtrat e perditshme te shqupit dhe qytetarit dixhital per te vdekurit nga corona virusi. Pse nuk vepron Spaku per tubimet qe bene dy aktoret e Alences per teatrin, qe perhapen virusin ne gjithe Shqiperine me qellim, por u serviloset pretendimeve te tyre.

    Përgjigju
    • Miku: 07/07/2020 12:00

      Te befte mir sufllaqa ose "te brendshmet" qe te ka blere Rilindja..prandaj sbehet me ai vend se ka shushunja si ty

    • Rebel: 07/07/2020 11:54

      Po moj zonje pse smerret spaku me dosjet 184 339 me tenderin e unazes re me PPP me kancerat e lindjes se mesme që kan mbush rruget e tiranes pse smerret spaku me genocidit që beri rama duke largu 400 mij shqiptar neper azilet e evropes. Pse smerret spaku me biletat e zotit mazniku që flen ne hotel 1000 euro nata ne barcelone te paguara nga FUSHA shpk. Pse smerret spaku me erion veline që varrosi 17 vjecarin që për copen e bukes u varros i gjall ne sharre. Pse smerret spaku me gjush dakon që doli te te BILDI. Ky pra është sekti RILINDJE ai sekt për te cikin ju kam folur. Ik tani ha nai sufllaqe ke rilindja.

  • Ilda: 07/07/2020 10:30

    Spak dhe prokuria si gjithnje e njeanshme dhe politike. E gatshme te hape cdo padi qe kerkon opozita, kunder socialisteve apo per teatrin e tallashit, dhe i le te lire ata qe genjyen me qellim per babalen si Salianji me shoke. Kjo le nje pershtypje te hidhur ne popull.

    Përgjigju
    • Memaliaj: 08/07/2020 08:42

      Ilda te prsh me nje sufllaqe urgjent

  • Andi: 07/07/2020 10:19

    Shikoeni mir kte se do ket ber e trasport droge dhe armesh nga europa ne Shqiperi

    Përgjigju
  • 313: 07/07/2020 10:08

    Hajde manover hajde. Tani për shkak te gjendjes se renduar sdo bej as 1 dit burg. Hajd se e bejn ato te Vjedhjes energjise elektrike burgun për kte ka milet sa te duash për te mbush burgjet. Nuk është kajmaku për burg. Është burr i mire ka lek

    Përgjigju
  • redi: 07/07/2020 10:05

    U be arrestimi i Agim Kajmakut sikur u arrestua Toto Rina.Turp qe per nje mos deklarate ne KQZ behet gjithe kjo gjurudhdi. Drejtesia e padrejtesise qe lene te lire politikan ish kryeministra e ministra ,qe e kane rrjepur kete popull dhe e kane vrare dhe merren me Kajmakun sikur te ushte ndonje keim8nwl.Dhe jane jeta politikane krim8nela qe urdherojne falangat e tyre ne drejtesi te merren me keto lloj gjuetie shtrigash .Turp

    Përgjigju
  • Eno: 07/07/2020 10:01

    Sa histori u bukur për të qenë e vërtetë. Çdo gjë është e planifikuar deri në detaje dhe kur të bëhet masa e sigurisë, për shkak të “gjendjes së rëndë shëndetësore” do dali me arrest shtëpie ose detyrim paraqitje. Sa mirë do ishte, që vërtetë të shikohej gjendja reale shëndetësore e tij dhe pas tij në burg te shkonin dhe gjjthë ata që e kanë organizuar këtë show alla Babale.

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 07/07/2020 09:07

    Po mire nga nentori 2019 dhe deri ne korrik 2020 nuk e dinte policia se ku ndodhej pse nuk e arrestoi apo e mbronte Partia

    Përgjigju
    • 007: 07/07/2020 10:47

      Jooo mos e ve në dyshim, ishte masku ky prandaj nuk e gjente plicia. Kishte maskë nga ato kirurgjikalet dhe nuk u merte vesh kush ishte.

  • Trala zura nje gale: 07/07/2020 09:02

    Shyqyr qe kapen nje cironke po peshkaqente e medhenj kur do ti kspin?

    Përgjigju
    • O tej: 07/07/2020 13:06

      Prshkaqenet e medhenj kane shkuar per verim ne Vicidol

    • Peshkatari: 07/07/2020 10:49

      Kur të furnizohen me rrjeta (po nuk i çau dot peshkaqeni)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë