SHKUP - Aleksandar Petreski, ish-kryetari i komunës së Ohrit dhe 10 bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar këtë mëngjes në një aksion policor për shkak se dyshohen se kanë mashtruar në fushën e prokurimit publik për institucionet komunale, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Prokuroria e Maqedonisë njoftojnë se ekziston baza e dyshimit se të arrestuarit vepruan si një grup i organizuar dhe përfituan në mënyrë të pa ligjshme dy milion euro.

Një pjesë e të dyshuarve janë arrestuar në rajonin e Shkupit, një pjesë në Ohër. Më shumë detaje mbi aksionin policor të këtij mëngjesi pritet gjatë ditës, por edhe në ditët e ardhshme.