Abuzime me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e bashkëpunëtori i tij Kurtulaj! Në total u firmosën 7 urdhërarreste (EMRAT)

Tirane- Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar sot (4 korrik) nën dyshimet për përfshirje në skemën e abuzimit për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj dhe programet e BE-së, SASPAK ( Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik) gjatë kohës që ai e drejtonte këtë institucion. Gjithashtu ai akuzohet dhe për fshehje pasurie.

Me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO është arrestuar dhe i besuari i Beqajt, Ermal Kurtulaj i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla,. Ndërkohë 4 po hetohen në masa më të buta sigurie konkretisht: biznesmeni Gazmend Haxhia, Elton Marini, menaxher i futbollistëve, Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.

Në njoftimin zyrtar SPAK zbardhi skemën e abuzimit me fondet e BE-së nga SASPAC për të cilën sot i janë vënë prangat Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa 5 po hetohen në gjëndje të lirë.

Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim Ermal Kurtulaj, i emëruar nga vetë personi nën hetim Ilir Beqaj në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC,  përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”.

Flitet për të paktën tetë shërbime të prokuruara në kuadër të eventeve organizuar në vitin 2023 tek të cilat fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese. Në një rast për një darkë tek lokali Grozna, që sipas SPAK është në pronësi të tij që kushtoi 4.1 mln lekë të reja, fatura u fry në 125 mijë euro. 

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.

 

Në total janë firmosur 7 urdhërarreste: 3 arrest me burg, dy arrest shtëpie, dy detyrim me paraqitje. Nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe policisë, janë ekzekutuar deri më tani 6 masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë Shqiptarja.com mëson se nuk ështe ekzektuar vendimi për Gazment Haxhinë pasi rezultonte se ndodhej jashtë. 

7 urdherarrestet e firmosura, 6 u ekzekutuan
Arrest ne burg
1- Ilir Beqaj - drejtori i SASPAC 
2- Ermal Kurtulaj -   koordinator i projektit EUSAIR 
3- Alfred Nikollaj - Drejtor ekzekutiv i firmes 
Arrest në shtëpi:
4- Gazmend Haxhia - Biznesmen - Nuk është ekzekutuar vendimi
5- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  - 
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj - konsulente financiare 

Akuzat
7 personat në hetim akuzohen për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, parashikuar nga neni  245 i Kodit Penal, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.  Sipas dosjes Bjona Ziaj ka qenë konsulente financiare e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Beqaj akuzohet për fshehje te pasurisë 
Beqaj dyshohet se ka kryer deklarim të rremë të pasurisë së tij që nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “Groza” pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim.

"Dyshohet se Beqaj të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110  lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim Ermal Kurtulaj i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore. Po kështu dyshohet se automjeti me të cilin lëvizte Beqaj, dhe Ermal Kurtulaj ishte shofer ishte e tija"

Beqaj me pranga ne drejtori
Ishte ora 09:30 minuta kur Beqaj me duar të lidhura prapa shpine shoqërohej në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës. Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema, siguroi videon e momentit kur ai po shoqërohej nga policia 

Urdhër arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini që urdheroi pak muaj më parë edhe kontrollin e banesës së Beqajt. Ndërkohë masat e sigurisë jan firmosur dje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi. 

 Ilir Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik në nëntor 2022 dhe qëndroi 1 vit. SPAK informon se gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për  hetimin..

Ndërkohë Beqaj është në hetim nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje" për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me  kontratën koncensionare të sterilizimi  me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Shenim: Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com Keti Banushi e Sokol Dema. 

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Abuzimi me fondet e BE/ Kontrolle në SASPAC, banesat dhe zyrat e Beqajt dhe 6 të tjerëve! Ish-ministri vendoset tek Blloku i Sigurisë (VIDEO)

Agjentët e BKH-së dhe policia aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE-së së fondeve të njohura si SASPAK. Kontrollet po ushtrohen dhe në banesat dhe në zyrat e 7 personave për të cilët është prerë urdhërarresti, mëson gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Keti Banushi. 

Sipas dosjes Bjona Ziaj ka qenë konsulente financiare e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Ndërkohë rreth orës 11:30 Beqaj ka lënë ambientet e drejtorisë së policië për tu vendosur tek Blloku i Sigurisë ku dhe do të qëndrojë deri në daljen në GJKKO për vlerësim të masës së sigurisë.

 

Ora 09:39
Ilir Beqaj me duar te lidhura prapa shpine në policinë e Tiranës! Report Tv siguron videon

Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon videon e momentit kur Ilir Beqaj është shoqëruar me duar të lidhura prapa shpine në policinë e Tiranës.

Ai është arrestuar paraditen e sotme. Video është siguruar nga gazetari Sokol Dema.

Urdhër arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini që urdheroi pak muaj më parë edhe kontrollin e banesës së Beqajt. Ndërkohë masat e sigurisë jan firmosur dje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi. 

"Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp' thuhet në një njoftim të shkurtër të SPAK" informoi SPAK në një njoftim të shkurtër. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ulsiu: 04/07/2024 14:31

    TE KESH TURP PER BABANE TEND HAMIT BEQEN QE ISHTE MJERI I SHQUAR...

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 04/07/2024 14:00

    O komentusa ju boni bla bla bla e Ilir Beqja eurot i ka pērla. Po kta kodoshat e Spakut pse e lan tē lir Ilir Beqen ? ? ? Se gjat ksaj kohe Hajduti kleptoman Ilir Beqja ja ka bo gropēn eurove i ka mēçef e si bohet von. Se Ilir Beqja i bo me qef 5 vjet burg e kur tē dali nga burgu ēshtē miljoner e bo qef e gēzon e bon ça Don. Po ju qē shkruani tralala zura njē gal ça fitoni ? Po ju pra kto lloi njerzish mos i votoni o njerēz hajvon.

    Përgjigju
  • Zenun Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/07/2024 13:54

    Ore qē u arestua Ilir Beqja ēshtē gjēja mē e mir qē ēshtē bēr, aty nė biruc tē ri ky qen bir qeni 400 brezash. Po krimineli hajdut Sali Bajga kur do shkoi nē biruc qē mos tē lefi nga brima e miut se na ka mērzit jetēn me lefjet e tia. E gjithashtu nē biruc duhet çuar dhe sy peshkaqeni tij xeni e Argita hun derrja sēbashku me dhēndrin Jamarbēr.

    Përgjigju
  • Mjau: 04/07/2024 13:50

    Tani radhen e ka tigri bisnesmenat qe i garantojne jeten ne lugano like floriri qe beri diell te sulmonte Ramen dhe gjith parazitet qe vazhdojne te perfitojne me bizneset e tigrit. Do hecesh ne jete.

    Përgjigju
  • Toni: 04/07/2024 12:51

    Suksese ne jete. Tani rradhen e ka Balluku, Rama, Krifca, Meta, Berisha, etj.

    Përgjigju
  • shperthyesi: 04/07/2024 12:44

    mamuthi 2 metrosh i korrupsionit. duhen sekuestruar te gjitha kompanite qe ai ka.

    Përgjigju
  • Ehuuu: 04/07/2024 12:33

    Opo mire qe provoi prangat njehere, se kur fliste me pare na fliste si kompetent

    Përgjigju
  • Lindi: 04/07/2024 10:57

    Një nga një e me ngadalë bëhet drejtësia.

    Përgjigju
  • hahaha: 04/07/2024 10:38

    Nuk ka hajdut 2 metra????

    Përgjigju
  • Platoni: 04/07/2024 10:38

    Fare e keqe mos u ngopshit qener

    Përgjigju
  • Tirona: 04/07/2024 10:37

    Sbon burg haleja jo.. Dhe ky si shokët . Me probleme në zemër dhe me tensionin do dal nga burgu. Burgu ësht për hallexhinjt e vërtet që kan lon prindër të sëmur prej vërteti shpi e me nga 2-3 fmij të vegjël.Ata duhet të presin kur ti ngeli java funit e dënimit atëher i nxjerrin.

    Përgjigju
  • Sado: 04/07/2024 10:37

    Nuk ka hajdut te gjate 2 metra ka pas nje burë njeher e nje kohe

    Përgjigju
  • Nina: 04/07/2024 10:31

    Konfiskoni pasurine te gjitheve qe kane abuzuar se burgu nuk eshte gje per ata

    Përgjigju
  • Ali: 04/07/2024 10:28

    Tani e ka radhen Skender Brataj i urgjences kombetare mjeksore se ka nja 2 tendera bashke me baqajn

    Përgjigju
  • jetnor: 04/07/2024 10:16

    Kjo tregon që SPAK nuk është SKRAP siç thotë NON GRATA dhe Like FLORIRI.... Po Likja dhe Mona kur e ka radhën sepse duhet kapur nga brirët.....

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 04/07/2024 10:14

    Edhe dhurata uruci ne shkoder

    Përgjigju
  • Zakarel: 04/07/2024 10:04

    Po shtrengohet laku

    Përgjigju
    • Don pecja: 04/07/2024 12:34

      Ka per tkap dhe ty laku punonjes i osshe

  • Keci: 04/07/2024 09:52

    Do mbahet në mend me thënien " suksese në jetë"

    Përgjigju
  • Bobo: 04/07/2024 09:36

    Terheqte kemben zvarre per te tjeret

    Përgjigju
  • www.vistarank.com: 04/07/2024 09:27

    Ilir Beqja ka qene ne survejim prej dy javesh . Dje ai tentoi te arratisej por dikush e ka marre ne telefon dhe i ka thene te kthehet . Do dalin shume gjera interesante ne ditet ne vashdim

    Përgjigju
  • Nuri: 04/07/2024 09:21

    of of of of kukuuuu likeeee

    Përgjigju
  • Rumani.E: 04/07/2024 09:16

    Kryetarin arrestoni ne fillim. Keta te tjeret jane te pa rendesishem.

    Përgjigju
  • Genti: 04/07/2024 09:13

    He se del shpejt dhe i pafajshem dhe merr demshperblim

    Përgjigju
    • Fshati: 04/07/2024 10:00

      Normal gomaret nuk shkojnë në burg.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Beqajt, Tabaku: Turp i madh, jeni të zhytur në llumin e korrupsionit! Gogu: Ish-ministrat tuaj të Shëndetësisë jetojnë si pashallar

Arrestimi i Beqajt, Tabaku: Turp i madh, jeni të zhytur në llumin e korrupsionit! Gogu: Ish-ministrat tuaj të Shëndetësisë jetojnë si pashallar