Abuzime me fondet e BE në SASPAC/ Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj e bashkëpunëtori i tij Kurtulaj! Në total u firmosën 7 urdhërarreste (EMRAT)

Tirane-  Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u arrestua sot (4 korrik 2024) pasi akuzohet gjatë kohës që ka qenë drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka abuzuar me fondet e BE-së. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant 'Gzones' afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti 

Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar me policë, hyri në orën 09:30 në ambientet e Policisë së Tiranës. Pas 120 minutave, po i prangosur, u transferua në qelitë e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku do të presë daljen para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’, marrë nga gjyqtarja Rudina Palloi, pas kërkesës nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini.

Drejt burgut ish ministrin Ilir Beqaj e çoi një procedim penal i nisur 6 shtatorin e vitit të kaluar, regjistruar në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.

 SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.

Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Përveç tij gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për bashkëpunëtorin Ermal Kurtulaj si dhe Alfred Nikollin, drejtori Administrativ i një kompanie me emrin ‘Landways International’ e cila është përdorur pikërisht për këtë skemë përfitimi sipas SPAK, duke marrë tendera fiktivë pa kryer shërbime, teksa kthente mbrapsht paratë te Beqaj përmes Gzonës dhe jo vetëm.

Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me ‘Landways International’. SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.

Për administratorin e ‘Landways International’ Gazmend Haxhia është vendosur arrest shtëpie, edhe pse sipas burimeve nga Report Tv ai ndodhet jashtë vendit dhe vendimi nuk është ekzekutuar. Në masë sigurie ‘arrest në shtëpi’ është lënë edhe biznesmeni Elton Marini, pronar i “Nine Servicec INT’, ndërsa detyrim paraqitje ka vendosur gjykata për Bledar Lekën dhe Bjona Zijaj, konsulente financiare. SPAK thotë se biznese dhe persona fizikë kontraktoheshin të bënin shërbime dhe organizim eventesh por që në fakt nuk bënin asgjë dhe paratë e marra nga fondet e Bashkimit Evropian i çonin te Restorant Gzona.

“Në rastet kur projektet e monituara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt.  Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “Gzona”. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj me restorantin “Gzona”.

Gzona është një restorant i vendosur në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanatit dhe kulinarisë. Prokuroria e Posaçme nënvizon se Ilir Beqaj ka investuar vetëm në vitin 2019 në Restorant Gzona mbi 100 mijë euro (21.411 euro dhe 4.666.110  lekë për blerje të pajisjeve dhe 34.783 Euro pagesë qiraje e të tjera). Të gjitha këto shpenzime nuk i ka deklaruar. SPAK thotë se të gjitha interesat në restorant, Beqaj i ka ushtruar për Kurtulajt, i cili ka administruar, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.

SPAK thotë gjithashtu se Beqaj nuk e ka deklaruar si pasuri të tijën një makinë të cilën e zotëron vetë, edhe pse e blerë ne emër të Kurtulajt, dhe që në fakt me të cilën është paraqitur vetë në SPAK dhe është gjobitur disa herë.

Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërive tregtare të kontrolluara janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për  hetimin etj. Më 29 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK, u ushtrua kontroll në shtëpinë e ish-ministrit dhe në disa kompani, ku dyshohet se janë gjetur prova kundër tij.

Përgjimet e kësaj dosje, janë bërë publike dhe më herët nga Report TV , ndërsa me arrestimin e Beqajt, provohet dhe skema e abuzimit që ai kishte ngritur, me qëllim përfitimin monetar. Beqaj u vendos në krye të SASPAC në vitin 2021, ndërsa në nëntor 2023 u largua.

7 urdherarrestet e firmosura, 6 u ekzekutuan
Arrest ne burg
1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC 
2- Ermal Kurtulaj -   koordinator i projektit EUSAIR 
3- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landways International’
Arrest në shtëpi:
4- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landways International’ - Nuk është ekzekutuar vendimi
5- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private  
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka 
7- Bjona Zijaj - konsulente financiare 

Akuzat
7 personat në hetim akuzohen për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, parashikuar nga neni  245 i Kodit Penal, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.  Sipas dosjes Bjona Ziaj ka qenë konsulente financiare e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Ndërkohë Beqaj është në hetim nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje" për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me  kontratën koncensionare të sterilizimi  me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Shenim: Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com Keti Banushi e Sokol Dema. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Abuzimi me fondet e BE/ Kontrolle në SASPAC, banesat dhe zyrat e Beqajt dhe 6 të tjerëve! Ish-ministri vendoset tek Blloku i Sigurisë (VIDEO)

Agjentët e BKH-së dhe policia aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE-së së fondeve të njohura si SASPAK. Kontrollet po ushtrohen dhe në banesat dhe në zyrat e 7 personave për të cilët është prerë urdhërarresti, mëson gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Keti Banushi. 

Sipas dosjes Bjona Ziaj ka qenë konsulente financiare e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Ndërkohë rreth orës 11:30 Beqaj ka lënë ambientet e drejtorisë së policië për tu vendosur tek Blloku i Sigurisë ku dhe do të qëndrojë deri në daljen në GJKKO për vlerësim të masës së sigurisë.

 

Ora 09:39
Ilir Beqaj me duar te lidhura prapa shpine në policinë e Tiranës! Report Tv siguron videon

Shqiptarja.com dhe Report Tv disponon videon e momentit kur Ilir Beqaj është shoqëruar me duar të lidhura prapa shpine në policinë e Tiranës.

Ai është arrestuar paraditen e sotme. Video është siguruar nga gazetari Sokol Dema.

Urdhër arrestet janë firmosur nga prokurorja Elida Kaçkini që urdheroi pak muaj më parë edhe kontrollin e banesës së Beqajt. Ndërkohë masat e sigurisë jan firmosur dje nga gjyqtarja e GJKKO-së, Rudina Palloi. 

"Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp' thuhet në një njoftim të shkurtër të SPAK" informoi SPAK në një njoftim të shkurtër. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TIi: 05/07/2024 01:22

    Pse nuk i beni shembuj kto plehra me 40 vite burgim… 500 mije euro nje fjale goje ky i vjedh me dreka darka leket qe jane per njerezit. Edhe hajduta te njerezve edhe perbuzin njerezit e shkrete. I

    Përgjigju
  • Iris: 05/07/2024 01:03

    Keta jo qe vjedhin e mashtrojne shtetin,por kane paturpesine e guximin t'a bejne kete dhe me fondet e BE,a thua se nuk mjaftojne ato qe zhvatin nga shteti e taksapaguesit!! Po vazhdoi kjo situate,BE ka per te bllokuar cdo fond,sic e bene me ato per bujqesine, thjesht per shkak te hajduteve qe mbijne per cdo fond e tender!!

    Përgjigju
  • One: 04/07/2024 22:39

    Po s’ju konfiskua pasuria asgje s’eshte bere. Keta s’e kane problem se quhen hajdut apo bejne disa muaj burg.

    Përgjigju
  • Real: 04/07/2024 21:11

    Nuk u arestua per koncesionet qe po i marrin shpirtin dhe jeten njerezve u arestua per kete. Te shohim denimin se besim nuk kemi me! Njeri me te pangopur se ky dhe Ahmetaj nuk kam pare ndonjehere. Lexova nje gazetare qe thoshte 4 vite denim! Po 6 u denua pastruesja dhe u lirua Alda Klosi me miliona euro korupsion. Apo keshtu eshte loja? Zhurme dhe show?

    Përgjigju
    • Nrm qe po: 05/07/2024 01:24

      Nrm qe kjo eshte.. kur te shohim nga 30 vite burgim atehere do i besojme.. zhvatje masive.. ne amerike ke shembuj sa te duash qe kane perfunduar me dekada pas hekurave

  • Agron: 04/07/2024 21:05

    Problemi i ketyre eshte se keta jane te pangopur deri diten e fundit qe kane mundesi te vjedhin vjedhin,nuk kan nje pik ngopje psh te thone vodha 10 mil euro tani sdua me,por keta pushtat socialiste vjedhin nga 500 euro per te fut nje pastruese ne pune deri ne 100 mil euro koncesion,edhe pasi spak i hap dosje dhe keta paraqiten per ti dhene deklarim ketq sa shkojne ne zyre vjedhin prap,se keta eksitohen vetem kur vjedhin.( si rasti i policeve te kufirit qe nga 37 vete jane nen hetim 35 dhe kane nga 5 vjet qe policet e shkrete japin nga 500 euro takse te sajmir boshnjaku dhe behar tafa per ato 2000 euro qe marrin nga frontex dhe perseri ne fund policet e hajne dhe jo shefat ne tirane qe jane bere sheike dhe nqs qellon ndonje oficer i ndershem brenda nates e heq met rrumbullaku dhe e syrgjynos ne ndonje vend te humbur se keta vetem hajdute duan )

    Përgjigju
  • Goni: 04/07/2024 19:26

    Po prangat te duart ku i ka ky mikrobi

    Përgjigju
  • Neli: 04/07/2024 18:49

    Edhe ky dardhat dhe fiqte pas shpine I bie ti kete ngrene ... Po si nuk doli nje burre ti jepte 2 kokrra dhe kryeministrit se I doli shpatulla duke pikturuar.. ketu ka rene shtetit. 0. Ne asnje zyre shteti apo Bashkie nuk hyn dot . Vetem hajduteri dhe sherbim per horrat e gangsterat.

    Përgjigju
  • Toni: 04/07/2024 17:50

    Suksese ne jete!

    Përgjigju
  • xXx: 04/07/2024 17:11

    Ja paskan lidhur duart si lepur....

    Përgjigju
  • Redi: 04/07/2024 15:17

    Shef Gentian Ndoj, e perfundoi me sukses te gjithe dosjen. Bravo Gentian, djem si ty kurajoz i duhen policise dhe drejtesise. Ekipi Juaj shef e mundi te keqen, ashtu si keni mundur bandat qe sulmonin fabriken e qimentos.

    Përgjigju
  • ulsiu: 04/07/2024 14:31

    TE KESH TURP PER BABANE TEND HAMIT BEQEN QE ISHTE MJERI I SHQUAR...

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 04/07/2024 14:00

    O komentusa ju boni bla bla bla e Ilir Beqja eurot i ka pērla. Po kta kodoshat e Spakut pse e lan tē lir Ilir Beqen ? ? ? Se gjat ksaj kohe Hajduti kleptoman Ilir Beqja ja ka bo gropēn eurove i ka mēçef e si bohet von. Se Ilir Beqja i bo me qef 5 vjet burg e kur tē dali nga burgu ēshtē miljoner e bo qef e gēzon e bon ça Don. Po ju qē shkruani tralala zura njē gal ça fitoni ? Po ju pra kto lloi njerzish mos i votoni o njerēz hajvon.

    Përgjigju
    • Albani: 04/07/2024 16:44

      Njëlloj si Sajme Qorri, bëri gati 20 milion Euro kur ishte minister, bëri vetëm 3 vjet burg dhe tani është Fermer

  • Zenun Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 04/07/2024 13:54

    Ore qē u arestua Ilir Beqja ēshtē gjēja mē e mir qē ēshtē bēr, aty nė biruc tē ri ky qen bir qeni 400 brezash. Po krimineli hajdut Sali Bajga kur do shkoi nē biruc qē mos tē lefi nga brima e miut se na ka mērzit jetēn me lefjet e tia. E gjithashtu nē biruc duhet çuar dhe sy peshkaqeni tij xeni e Argita hun derrja sēbashku me dhēndrin Jamarbēr.

    Përgjigju
  • Mjau: 04/07/2024 13:50

    Tani radhen e ka tigri bisnesmenat qe i garantojne jeten ne lugano like floriri qe beri diell te sulmonte Ramen dhe gjith parazitet qe vazhdojne te perfitojne me bizneset e tigrit. Do hecesh ne jete.

    Përgjigju
  • Toni: 04/07/2024 12:51

    Suksese ne jete. Tani rradhen e ka Balluku, Rama, Krifca, Meta, Berisha, etj.

    Përgjigju
  • shperthyesi: 04/07/2024 12:44

    mamuthi 2 metrosh i korrupsionit. duhen sekuestruar te gjitha kompanite qe ai ka.

    Përgjigju
  • Ehuuu: 04/07/2024 12:33

    Opo mire qe provoi prangat njehere, se kur fliste me pare na fliste si kompetent

    Përgjigju
  • Lindi: 04/07/2024 10:57

    Një nga një e me ngadalë bëhet drejtësia.

    Përgjigju
  • hahaha: 04/07/2024 10:38

    Nuk ka hajdut 2 metra????

    Përgjigju
  • Platoni: 04/07/2024 10:38

    Fare e keqe mos u ngopshit qener

    Përgjigju
  • Tirona: 04/07/2024 10:37

    Sbon burg haleja jo.. Dhe ky si shokët . Me probleme në zemër dhe me tensionin do dal nga burgu. Burgu ësht për hallexhinjt e vërtet që kan lon prindër të sëmur prej vërteti shpi e me nga 2-3 fmij të vegjël.Ata duhet të presin kur ti ngeli java funit e dënimit atëher i nxjerrin.

    Përgjigju
  • Sado: 04/07/2024 10:37

    Nuk ka hajdut te gjate 2 metra ka pas nje burë njeher e nje kohe

    Përgjigju
  • Nina: 04/07/2024 10:31

    Konfiskoni pasurine te gjitheve qe kane abuzuar se burgu nuk eshte gje per ata

    Përgjigju
  • Ali: 04/07/2024 10:28

    Tani e ka radhen Skender Brataj i urgjences kombetare mjeksore se ka nja 2 tendera bashke me baqajn

    Përgjigju
  • jetnor: 04/07/2024 10:16

    Kjo tregon që SPAK nuk është SKRAP siç thotë NON GRATA dhe Like FLORIRI.... Po Likja dhe Mona kur e ka radhën sepse duhet kapur nga brirët.....

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 04/07/2024 10:14

    Edhe dhurata uruci ne shkoder

    Përgjigju
    • pupupu: 04/07/2024 19:13

      akoma ti me kete dhurata uruci sikur me qene kucede ajo mo

  • Zakarel: 04/07/2024 10:04

    Po shtrengohet laku

    Përgjigju
    • Don pecja: 04/07/2024 12:34

      Ka per tkap dhe ty laku punonjes i osshe

  • Keci: 04/07/2024 09:52

    Do mbahet në mend me thënien " suksese në jetë"

    Përgjigju
  • Bobo: 04/07/2024 09:36

    Terheqte kemben zvarre per te tjeret

    Përgjigju
  • www.vistarank.com: 04/07/2024 09:27

    Ilir Beqja ka qene ne survejim prej dy javesh . Dje ai tentoi te arratisej por dikush e ka marre ne telefon dhe i ka thene te kthehet . Do dalin shume gjera interesante ne ditet ne vashdim

    Përgjigju
  • Nuri: 04/07/2024 09:21

    of of of of kukuuuu likeeee

    Përgjigju
  • Rumani.E: 04/07/2024 09:16

    Kryetarin arrestoni ne fillim. Keta te tjeret jane te pa rendesishem.

    Përgjigju
  • Genti: 04/07/2024 09:13

    He se del shpejt dhe i pafajshem dhe merr demshperblim

    Përgjigju
    • Fshati: 04/07/2024 10:00

      Normal gomaret nuk shkojnë në burg.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë