TIRANË - Policia e kryeqyteti ka arrestuar ish-punonjësin e ALUIZNI-t Dritan Prifti i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e arrestit me burg.
Mësohet se ish-punonjësi i ALUIZNI-t Dritan Priftit (emri homonim i ish-politikanit Dritan Prifti) është arrestuar në aeroportin e Rinaasit teksa tentonte të largohej nga vendi.
“Dritan Prifti është shpallur në kërkim me kartelë me ngjyrë të "Kuqe", pasi Prokuroria Rrethit Gjyqësor Tiranë me shk.932 dt.22.01.2015 ka dërguar urdhrin e dt.22.01.2015 për ekzekutimin e vendimit penal nr.22 dt.06.01.2015 të Gjykatës Rrethit Gjyqesor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për V.Penale: "Shpërdorim detyre" parashikuar nga neni 248 i K.Penal.”- thuhet në komunikatën e policisë së Rinasit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com