Kryeministri Edi Rama foli për movendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, duke thënë se e bën kufirin ndarës mes pushteteve si gardh që hyjnë dhe dalin qentë dhe minjtë. Rama tha se pushteti ekzekutiv është i pavarur dhe se nuk ka asnjë gjykatës dhe prokuror që të vejë në diskutim vendimet e qeverisë.
“Në vend që të merret një vendim i bazuar në arsye kushtetuese, merret një vendim i bazuar në politikë dhe në ojat e brendshme të njërit e tjetrit për të mbajtur ekuilibra politike. Nuk është thjesht në Shqipëri. Çfarë bën mosvendimi? Bën që çdonjëra nga ato figura që u përmendën në relacion të jenë vulnerabël ndaj pezullimit, kufiri ndarës midis pushteteve të jetë si ato gardhet me një vrimë, ku hyjnë e dalin qentë dhe minjtë. Nuk e lejojmë. Vendosja e këtij kufiri është e rëndësishme për të përcaktuar edhe një ndarje tjetër që, e them me keqardhje, nuk ekziston te shumëkush, pse vetëm pushteti gjyqësor është i pavarur? Kushtetuta thotë se ka tre pushtete të pavarura. Përveç gjyqësorit, janë edhe legjislativi dhe ekzekutivi. Për çfarë jemi të pavarur ne në raport me gjyqësorin? Ku gjyqësori nuk duhet ta imagjinojë se mund të hyjë në territorin tonë? Jemi të pavarur për të marrë vendime dhe nuk ka prokuror apo gjykatës t’i vërë në diskutim. Ai pushtet i pavarur prej nesh është pikërisht për të vigjiluar nëse vendimet tona janë vendime që burojnë vetëm nga qëllimet e shpallura", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Grupi i PS/ Prezantohen ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë ministrat! Rama: Nuk cenohet gjyqësori, Balluku dha 3 herë dorëheqjen, e refuzova (VIDEO)












