Arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryetari i bashkisë në Fushë-Arrëz, Fran Tuci dhe administratori i njësisë Iballë! Hapën rrugë të re duke shkatërruar pyllin, dëmi 234 mln lekë

Ish-kryebashkiaku socialist i Fushë Arrëzit, Fran Tuci u arrestua mbrëmjen e 12 korrikut 2023 burime urdhër të SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës për shkak të abuzimeve të dyshuara me tenderin e një rruge. Në pranga për shpërdorim detyre ra edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë, Ndoc Marku, ndërsa në kërkim u shpall biznesmeni Durim Markgjekaj, i akuzuar për shkatërrim prone.

Objekt i hetimit të nisur në Pukë që i kaloi më pas SPAK-ut, sipas prokurorisë ka qenë procedura për hapjen e një segmenti të ri rrugor në territorin administrativ të Bashkisë Fushë-Arrëz.

"Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin e këtij fondi pyjor", thuhet në dosje.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

"Ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci, në bashkëpunim më ish-Administratorin e Njësisë Iballë, Ndoc Marku me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar nga autoritetet kompetente", thuhet në dosje. 

SPAK thekson se punimet janë kryer nga Durim Markgjekaj, ndaj të cilit është vendosur masa detyrim paraqitje pasi duke vepruar në terren me mjete të rënda, pa patur asnjë leje nga organet kompetente, ka shkaktuar shkatërrimin e pronës, duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme dhe njëkohësisht duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

Arrestimi i Fran Tucit u bë me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit.

Masat e sigurisë për të dhe administratorin e njësisë Iballë u ekzektuan më 12 dhe 13 korrik, ndërsa hetimet vijojnë në kuadër të procedimit penal nr. 67  të vitit 2023. 

Kur ishte ende në detyrë, opozita kërkoi shkarkimin e Fran Tucit, pas arrestimit të vëllait të tij Albert Tuci në qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”.

Kryebashkiaku me dy mandate
Fran Tuci ka qenë kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit  për dy mandate, nga viti 2015. U rikonfirmua në 2019 dhe vijoi deri në zgjedhjet e majit 2023 kur humbi garën për mandatin e tretë përballë kandidatit të opozitës Hilë Curri.

Kryebashkiakë dhe ish kryebashkiakë të tjerë në pranga
Më 24 qershor 2023
në pranga përfundoi kryebashkiaku socialist i Kukësit Safet Gjici për akuzën e korrupsionit pasiv pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.  Ai akuzohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Më 6 qershor 2023 u arrestua Vangjush Dako së bashku me 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit. Ish kryebashkiaku socialist, I cili drejtoi  bashkinë e Durrësit, për 3 mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019, akuzohet për shpërdorim detyre në të paktën dy herë. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. 

 Më 16 mars 2023 u arrestua kryebashkiaku i PS-së në Bluqizës, Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë. Ata akuzohen për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ra edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre u bë pasi akuzohen se favorizuan të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri. Ai akuzohet për veprat penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
Arrestimi i Fran Tucit, SPAK: Lejoi hapjen e një rrugë duke shkaktuar dëm 234 mln lekë fondit pyjor

1689252749_frantuci.jpg

SPAK ka dhënë njoftim zyrtar për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Fran Tucit, SPAK thotë se ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejuoi hapjen e një rrugë duke shkaktuar dëm 234 mln lekë fondit pyjor.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 83 të vitit 2023, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 150 i Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 83 datë 12 korrik 2023 ka vendosur:
1. Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. T., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.
2. Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim N. M., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim D.M., si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K. Penal.

Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datat 12.07.2023 dhe 13.07.2023, masat e sigurimit të caktuara ndaj shtetasve F. T. dhe N. M. Ndërkohë vijon procedura e ekzekutimit të masës së sigurimit të caktuar ndaj shtetasit tjetër në hetim D. M.
Pas përcjelljes së akteve procedurale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pukë, për shkaqe kompetence lëndore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 67 të vitit 2023, me objekt hetimi procedurën e ndjekur për hapjen e një segmenti të ri rrugor në territorin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.
Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, shtetasi F.T., në bashkëpunim më ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin N. M., me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.
Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi D. M., administrator i një subjekti tregtar privat. Ky shtetas, duke vepruar në terren me mjete të rënda, pa patur asnjë leje nga organet kompetente, ka shkaktuar shkatërrimin e pronës, duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme dhe njëkohësisht duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rambo1: 13/07/2023 12:20

    Franit jo vetem vellai por edhe rrethi shoqeror i tij perfshi pepa group ishin te lidhur ne tendera. Qafajt ne fushe arrez fisi dominues atje ka bere ligjin ne tendera. Vellai tij ish polic krimesh ne puke eshte kapur ne trafik lendesh narkotike, ndersa ish shefi komisariatit puke hamdi shullani njehere e njekohe armik i franit u be mik me te dhe pepajt ne parcelat e kanabisit. Spaku kap vetem 1 perqind te problemit. Tek hotel Oxford ne tirane prane parlamentit prone e pepajve franit i jane vjedhur ne dhome telefonat nga dy goca qe pune dhe fotot e sexyt ja derguan gruas se franit

    Përgjigju
  • Unë: 13/07/2023 12:07

    Pse nuk merren dhe me "Pyllin orbital" dhe me parkun në Tiranë që po e ha betoni përditë dhe mbillen shkurre dhe shiten për pemë?

    Përgjigju
  • Kanan tafuti: 13/07/2023 10:05

    Mir qe i arrestojn dhe bravo per kete por kur vertetohet qe jan pasuruar me korrupsion e vjedhje duhet tu sekuestrohet pasurija njelloj si atyre qe e kan pasurine me droge vrasje ose prostitucion Komentuesi Rambo e di kete dhe po ju thot troç qe po ti shkoni thell do dali qe keta vetem breket i kan ble me lek djerse e cdo gje tjeter me pisllik

    Përgjigju
  • Rambo: 13/07/2023 08:52

    Ti hetohet pasuria, pasi edhe i vellai Berti ish polic eshte i denuar disa here per droge (kanabis) dhe aktualisht eshte ne ndjekje penale. Frani u be miljoner me euro edhe si pasoje e bashkepunimit me Pepajt e fushe arrzit. Hetoni o spak e do shikoni mrekullira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?