TIRANE -Në një operacion gjatë mbrëmjes së sotme nga policia e kryeqytetit është vënë në pranga një person i dënuar për grabitje, gjithashtu edhe si pjesmmarrës në grabitjen ku ka mbetur i vrarë bashkëpunëtori i tij ​Ildjon Alushaj.

Efektivët e Komisariatit numër 3 arritën që të neutralizojnë dhe arrestojnë pranë Pallatit të Sportit ‘Asllan Rusi’ të kërkuarin Jurgen Xhako. 21-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen ku mbeti i vrarë Ildjon Alushaj nga Patosi.
 
Alushaj u vra nga pronari i banesës që ai bashkë me Jurgen Xhakon dhe 3 të tjerë kishin hyrë për ta grabitur.
 
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në fshatin Ngraçie të Mallakastrës. Nga hetimet rezultoi se grabitësit kishin me vete edhe 2 kallashikovë. Identifikimi i Xhakos u bë pas arrestimit të Roland Zeqiraj pak ditë pas grabitjes së dështuar. Policia bashkë me 21-vjeçarin Xhako kishte shpallur në kërkim edhe Olsi Çelën dhe Eridjon Danaj.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)