POGRADEC-Një kambist është arrestuar, pasi ushtronte aktivitetin pa licencë. Gjatë operacionit anti-informalitet A.X. 46 vjeç, banues në Pogradec i janë sekuestruar një sasi lekësh, valutë dhe një aparat neuroparalizues.
Ai u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr.5, duke ushtruar aktivitetin e këmbimit valutor pa licencë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi rreth 800.000 lekë (në dinarë maqedonas, dollarë, euro dhe lekë) një aparat neuroparalizues elektroshok dhe 2 celularë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Komente

