Arrestohet këngëtari Naim Abazi? ”Sapo mbaruam koncertin…” artisti tregon gjithçka në programin ‘N’kohë’, nga sekretet  personale te ftesa për Big Brother

Nuk ka ruajtur asnjë sekret artisti Naim Abazi përballë  intervistës në emisionin “N’kohë” me gazetarin Ermal Qori. Nga Prishtina, Abazi ka treguar një histori jo të zakonshme të cilit i ka ndodhur së bashku me bashkëshorten e tij Mihrije Braha në përfundim të një koncerti në Malin e Zi

“Kemi kënduar si të ndaluar në Ulqin dhe sapo mbruam koncertin na arrestuan mua së bashku me Mihrijen. Na dërguan në polici dhe na intervistuan, aty na kërkuan të nënshkruanim edhe deklaratat, pasi na thanë se keni ngacmuar publikun dhe keni ndezur ndjenja nacionaliste, ishte viti 1985”-thotw kwngwtri nga Kosova.

Koncertet e para të organizuara në Shqipëri artisti Naim Abazi i kujton me nostalgji dhe shumë emocione.

“Deri sa erdhëm për herë të parë në shqipëri kisha kënduar në botë kudo vec te shqipëria mëmë s’kisha ardhur dot, mere me mend sa dëshire kisha, në festivalin  e  vitit 1992 erdha me dashurinë më të madhe. Për neve po ndodhte mrekullia pasi po takoheshim për herë të parë me ata artistë të mëdhenj në Shqipëri në një skenë gjigande si “Pallati i Kongreseve”-tha Abazi

Për këngëtarin e njohur, në familjen e tyre gjithçka është e ndarë sipas prioriteteve.

“Ka një strategji prioritetesh, për këngën kemi pas Mihrijen gjithmonë, paraqitjes koncertale këto vite të fundit jam unë, ndërsa Platori (djali) ka botën e tij dhe ka studion që krijon dhe kur do diçka shkon në piano të luaj”-përfundoi artisti.

Në përfundim të intervistës, Abazi pohoi se së bashku më bashkëshorten e tij Mihrije Brahja kishin marrë ftesën për tu bërë pjesë e reality showt “BigBrother Vip 2 Albania.”

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?