DURRES - Plot 16 leje ndërtimi në bregun e detit tek zona e Shkëmbit të Kavajës fusin në burg kreun e Komunës së Rrashbullit në Durrës, Hysen Gashin dhe 4 funksionarë të komunës, konkretisht drejtorin urbanistik Viktor Ndreka dhe 3 anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit, Vasil Gjoni me profesion Topograf, inspektor i zyres Urbanistike, si dhe Indrit Hamiti e Sabri Troci, anëtarë të KRRT.
Po ashtu janë edhe 3 funksionarë të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilëve Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, Erifili Theollari, Nevjana Isufi dhe Fatjon Aliaj. Ndërsa për 5 zyrtarët e tjerë, përfshirë edhe kryekomunarin e Rrashbullit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë të akuzuar për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit në brezin e rërës te Shkëmbi i Kavajës.
Zyrtarët ishin vënë në hetim prej muajit Shkurt të këtij viti pas denoncimeve në komisariat të qytetarëve të komunës, ndërsa mësohet se lejet abuzive janë dhënë gjatë dy viteve të fundit.
Hetimet për Gashin janë kryer nga drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit, ndërsa njësia Speciale ka ekzekutuar urdher-arrestin duke vene ne pranga këtë të shtunë Hysni Gashin dhe 4 zyrtarët e tjerë.
Mësohet se vetë Gashi nuk ka bërë rezistencë gjatë momentit të ndalimit, teksa mësohet se ka mohuar akuzat në momentin e komunikimit të urdhër-arrestit. Kreu i komunës Rrushbull dhe 4 funksionarët e tjerë të këtij institucioni u vunë në pranga falë operacionit të koduar “Urbanistika”. Sakaq, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e mbledhjeve të KRT-së dhe të Komunës së Rrashbullit.
58-vjeçari Hysen Gashi aktualisht ndodhet në paraburgim tek Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dhe do të merrët në pyetje nga hetuesit e Tiranës. Gashi është i zgjedhur lokal i Partisë Demokratike në komunën Rrushbull të cilën e drejton prej 4 vitesh.
Kreu i komunes dhe zyrtaret e akuzuar per abuzim me lejet e ndertimit
1. Hysen Gashi, Kryetar i Komunës Rrashbull (kryetar i KRRT) - arrest me burg
2. Viktor Ndreka, Drejtues i Njësisë së Urbanistikës – arrest me burg
3. Vasil Gjoni, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
4. Indrit Hamiti, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
5. Sabri Troci, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
6. Erifili Theollari, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – detyrim paraqitje
7. Nevjana Isufi, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull - detyrim paraqitje
8. Fatjon Aliaj, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull - detyrim paraqitje
“Nga hetimi ka rezultuar se, në të paktën 16 raste, këta zyrtarë kanë dhënë leje për ndërtim objektesh shumëkatëshe në kundërshtim flagrant me ligjin, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në pjesën e rërës, në të cilën nuk lejohet absolutisht ndërtimi, bazuar në vendimet përkatëse të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë (KKRRTSH)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Durrësit, te cilin A1 REPORT e siguron.
Si u zbulua abuzimi me lejet e ndërtimit?
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin në Shkurt 2014, pas një informacioni të referuar nga ana e Drejtorisë së Policisë Qarku Durrës, sipas të cilit ishte konstatuar një kat pa leje në një ndërtim te Shkëmbi i Kavajës. Më pas, nga hetimi, prokuroria arriti të zbulojë se jo vetëm kati, por i gjithë pallati ishte ndërtuar në bazë të një lejeje të kundërligjshme. Po ashtu, u zbulua gjatë hetimit paraprak se, edhe të paktën 15 praktika të tjera të lejeve të ndërtimit, janë dhënë nga komuna Rrashbull në kundërshtim me ligjin.
PDF- Njoftimi i Prokurorise se Durresit
Njoftimi i Policise se Shtetit
Pas një hetimi disa mujor nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, sot, u finalizua operacioni policor “URBANISTIKA”, për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:
1. Hysen Hariz Gashi, vjeç 57, banues në Durrës, me detyrë Kryetar i Komunës Rashbull, Durrës.
2. Viktor Ramadan Ndreka, vjeç 48, banues në Durrës, me detyrë ish-Drejtues i Zyrës së Urbanistikës së Komunës Rrashbull, Durrës.
3. Vasil Mihal Gjoni, vjeç 53, banues në Durrës, me detyrë punonjës pranë Zyrës së Urbanistikës të Komunës Rrashbull, Durrës.
4. Sabri Aqif Troci, vjeç 59, banues në Durrës, me detyrë ish-anëtar i KRRT-së pranë Komunës Rrashbull, Durrës,
5. Indrit Ismail Hamiti, vjeç 39, banues në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye mbi bazën e hetimeve të kryera nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në funksion të procedimit penal nr.106, viti 2014, regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës. Regjistrimi i këtij procedimi ka ardhur si rezultat i denoncimeve dhe informacioneve të dërguara nga qytetarët e kësaj zone në Policinë e Shtetit dhe konkretisht në Komisariatin e Policisë Durrës, mbi ndërtimet pa leje që po kryheshin në zonën e plazhit të quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, Lagjia 13, Durrës, të lejuara abuzivisht nga punonjësit e komunës Rrashbull.
Mbi bazën e këtyre informacioneve janë kryer hetime të specializuara nga strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar, nga të cilat ka rezultuar se këta shtetas në rolin e Kryetarit dhe Anëtarëve të KRRT-së së Komunës Rashbull, në kundërshtim me ligjin dhe aktet ligjore që normojnë veprimtarinë në fushën e ndërtimit kanë miratuar sheshe ndërtimi dhe lejuar ndërtime për më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte ndërtuese në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës, Lagjia 13 Durrës.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Policia e Shtetit shfrytëzon rastin për të falenderuar qytetarët e këtij qyteti për denoncimet dhe informacionet e dërguara, si dhe i fton ato të denoncojnë çdo rast abuzimi me ndërtimet pa leje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO