Brenda një muaji Feruz Korra kishte kryer 5 grabitje, të dokumentuara tashmë nga Policia e Durrësit e cila e ka arrestuar të riun.Të gjitha grabitjet kanë ndodhur në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Pavarësisht se ka dokumentuar vetëm 5 grabitje, Policia dyshon se 20-vjeçari është autori i më shumë se 50 grabitjeve në Durrës. Grabitjet e tij kishin për qëllim paratë, florinjtë, por edhe orenditë shtëpiake apo matësit e energjisë elektrike.
Ai i krynte grabitjet gjatë natës, por edhe gjatë ditës. Ai ruante banesat se kush jetonte në të dhe më pas planifikonte grabitjen. Gjithashtu Feruz Korra bënte shpesh edhe grabitje në lokale, ku merret lekët e xhiros.
I riu do akzuohet për vjedhje dhe sipas Policisë së Durrësit ai është dënuar më parë për të njejtën vepër penale.
Redaksia Online
XH.K/Shqitarja.com
