Duket si skenar i shkëputur nga ndonjë film aksion, por është e vërtetë. Slobodanka Toshiçi, e njohur ndryshe si Miss Bosnja, është arrestuar nga autoritetet kroate pasi është përfshirë në një rrjet kriminal dhe akuzohet për vrasjen e pesë personave dhe grabitjen e 4,5 milionë eurove.
29-vjecarja është arrestuar në Kroaci dhe u ekstradua më pas në Bosnjë, vend i cili kishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar. Ajo ka ikur nga Bosnja dhe Hercegovina që nga fillimi i gjykimit të saj në prill të vitit 2014, ndërsa është një nga personat e akuzuar për rastin ‘Kukulla’.
Toshiçi njihet si ish e dashura e Darko Elezit i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në Bosnjë dhe Serbi. Bashkë me 29-vjeçaren e cila ka pozuar edhe për ‘Play Boy’, në listë janë edhe 32 përsosna të tjerë që kanë akuza të njëjta, ndërsa janë në kërkim ndërkombëtar.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com