Është arrestuar në Athinë 43-vjeçari Luan Lleshi, i cili është autor i përdhunimit të 13-vjeçares me inicialet S.D në Prosek të Mirditës. Lajmi për arrestimin e tij është bërë i ditur nga Policia e Lezhës. Ai u prangos mëngjesin e së shtunës teksa po pinte kafe në një lokal në kryeqytetin grek.

Policia e Mirditës kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij dhe ka bashkëpunuar me Policinë helene, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij.

Në shtator të vitit 2014 Luan Lleshi u akuza se përdhunoi një 13-vjeçare nxënëse e klasës së tetë, ndërsa kishte mundur që të largohej duke i shpëtuar prangave të policisë.

43-vjeçari pritet që të ekstradohet nga Greqia në vendin tonë, ndërsa gjykata ka dhënë masën e sigurisë në mungesë “arrest me burg”.

Ngjarja
Me 18 shtator, denoncimi i një çifti nga Proseku i Mirditës tronditi jo pak opinionin publik, ndonëse u duk se personat e fundit që reaguan në lidhje me ngjarjen ishte pikërisht policia. Pasi çifti mbërriti me vajzën e tyre 13 vjeçe, në ambientet e policië dhe dhanë dëshminë e asaj çka iu kishte treguar e bija, disa orë më vonë, nisen në drejtim të fshatit për të sjellë në pranga autorin, por të nesërmen, bënë me dije se ai nuk ishte gjetur në shtëpi. S.D, nxënëse në klasën e 8-të, ishte mashtruar nga Lleshaj dhe më pas ishte abuzuar me të, ndërsa ishte kërcënuar nga burri se nëse do të tregonte do t’i vriste familjen. Njëkohësisht, të njëjtin rrëfim fëmija ka bërë edhe në polici.

Lleshaj, e kishte takuar vajzën pasdite, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia për të kullotur lopën. Vajza ishte në moshën e vajzës së tij dhe ishin shoqe të së njëjtës klasë. Ajo fillimisht ka pranuar ta takonte Lleshajn, jo vetëm si të njohur të saj dhe të familjes së saj, por edhe si babain e shoqes.

Në momentin kur burri ka takuar vajzën e mitur, u tha se ka qenë i shoqëruar me të birin, një fëmijë të moshës 6 vjeç. Lleshaj ka verifikuar terrenin, duke u siguruar se nuk kishte njerëz rreth e rrotull, ka nisur djalin për në shtëpi dhe është larguar në drejtim të vendit ku gjendej e vetme 13-vjeçarja. Nën kërcënimin se do të vriste atë dhe familjen e saj, Lleshaj ka përdhunuar të miturën dhe më pas është larguar. Kur vajza ka mbërritur në shtëpi, iu ka treguar prindërve për çfarë i ka ngjarë dhe më pas janë drejtuar për në polici.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)