HOLANDË- Policia Holandeze ka bërë me dije se ka arrestuar ditën e premte “El Chapo-n e Azisë”, Tse Chi Lop. Lop, një shtetas kanadez i lindur në Kinë, u arrestua me kërkesë të policia Australiane, e cila pas hetimeve të kryera zbuloi se organizata e tij dominonte tregtinë e drogës Azi-Paqësor me 70 miliardë dollarë në vit.

Referuar mediave ndërkombëtare, ai ishte në listën e më të kërkuarve, teksa pritet të ekstradohet drej Australisë. Policia e krahason Tse Chi Lop me  ‘El Chapo’ si edhe me Pablo Escobar.

Tse, një ish-i dënuar që jetonte më parë në Toronto, ka lëvizur midis Macau, Hong Kong dhe Tajvani në vitet e fundit, sipas oficerëve të kundër-narkotikëve nga katër vende dhe dokumenteve të shqyrtuara më parë nga Reuters.

Rerefuar dokumenteve, grupi i drejtuar prej tij, ka qenë "i lidhur ose i përfshirë drejtpërdrejt në të paktën 13 raste" të trafikut të drogës që nga janari 2015.