Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevksi  është arrestuar sot në mëngjes me kërkesë të gjykatës së Hungarisë. Gjykata e Budapestit në Hungari ka vendosur të mos e ekstradojë, teksa ka tërhequr vëmendje pamja e tij. Ai doli para trupës gjykuese me një kapele të zezë dhe syze që nuk i ka hequr gjatë gjithë seancës. Mbi duar, aty ku mendohet se ishte i prangosur, kishte hedhur xhaketë.

Ai  ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dënuar me burg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë euro. Lidhur me këtë çështje, sh-kryeministri u dënua duke përdorur prova nga materiali audio, i mbledhur gjatë një skandali masiv përgjimi që shpërtheu në vitin 2015 dhe që kontribuoi në rënien e qeverisë së tij.  Gjykatësi vendosi të pranonte materialin audio si dëshmi.

Ndaj Gruevskit rëndojnë edhe akuza të tjera. Rasti më i rëndë është ai i procesit të koduar “Titanik”, ku ish-kryeministri dhe shumë ish-zyrtarë tjerë të lartë në Maqedoni akuzohen për mashtrime zgjedhore gjatë qeverisjes së tij në vitin 2014.

Prej nëntorit të vitit të kaluar, ai ndodhej në Hungari, ku kishte përfituar azil politik.

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut është arrestuar sot në mëngjes me kërkesë të gjykatës.

Gruevski siç shihet në fotografi është paraqitur me kapelë dhe me syze të cilat siç thoshte se kanë kushtuar vetëm 300 euro./Indeksionline