'Metamorfoza'/ Arrestohet në Itali Aleks Ndreka! Leksi i Druve u prangos në aeroportin e Malpensas në Milano

Milano- I njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’, Aleks Ndreka i vendosur gjatë operacionit REVANSH pjesë e “Metamorfozës”, në masë sigurie, “arrest në burg” në mungesë,  është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano. Kapja e tij, u bë tre ditë më parë, por lajmi u bë i ditur zyrtarisht sot, ndërsa po punohet me Interpol Romën për ekstradimin e tij.

Ky personazh 47 vjeçar nga Lezha, biznesmen, i njohur për miqësinë dhe më pas për armiqësinë me ish deputetin socialist Arben Ndoka, ka qenë shenjestër e sulmeve me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. 

Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Metamorfoza"  ndërmarrë vitin e kaluar, korrik 2023, dhe ndaj tij ishte marrë masa e sigurisë "arrest në burg" në mungesë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh/mjetesh për të kryer vrasje.

Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, nga Policia italiane u mundësua lokalizimi dhe kapja në Milano, Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit Aleks Ndreka, 47 vjeç.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”, pasi GjKKO, më datë 23.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vijon bashkëpunimi me homologët në Itali, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit Aleks Ndreka, në Shqipëri, informoi sot policia e shtetit.

'Leksi i Druve' u sulmua më 1 dhjetor 2020 në superstradën Lezhë- Laç, ku mbeti mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Ky nuk do ishte atentati i vetëm për të. Disa të tjerë pasuan, madje një tentativë për vrasjen e tij u planifikua edhe me dron. Gjatë Marsit të vitit të kaluar drejt tij u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por nuk u kap nga asnjë plumb. 

Aleks Ndreka alias Aleksandër Deda nisi përplasjet e forta me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, pasi informacioneve të dyshimta të Ndokës, se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Ndoka.

 Kjo armiqësi u zbulua për publikun, pasi Arian Tuku dhendri i Ndokës, arrestua gjatë megaoperacionit në Itali, ku SPAK lëshoi 50 urdhër arreste. Tuku sipas SPAK, ka tentuar të vrasë “Leksin i druve”, ndërsa ka siguruar kushtet dhe për vrasjen e të “fortit” të Niklës, Durim Bami.  Por perveç kësaj historie, “Leksi i Druve”, thuhet se ka patur rolin edhe për sigurimin e vendodhjeve të Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit. Ai ishte pajtuar nga Prekë Kodra, dhe ky një i arrestuar në “Revansh', me qellim ekzekutimin e tyre.

'Metamorfoza'
Pas dosjes që mbërriti nga Franca me mesazhet e zbuluara të aplikacioneve SKY dhe ENCRO, Më 23 korrik 2023 GJKKO me kërkesë të SPAK firmosi 15 urdhërarreste duke zbuluar grupin e strukturuar krimilal pjesë e të cilës ishte dhe biznesmeni shkodran Pëllumb Gjoka. Mes të arrestuarve ishin Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali, ish shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe ish prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, kurse në kërkim u shpallën Aleks Ndreka, Behar Bajri, Ervis Martinaj, Elion Hato, Denis Brajoviç, Bardhyl Mavraj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut