Arrestohet në Itali skafisti
i tragjedisë së Karaburunit

Arrestohet në Itali skafisti<br />i tragjedisë së Karaburunit
ROME-Një 31 vjecar i cilësuar si skafisti i tragjedisë së 9 janarit 2004, në brigjet e Karaburunit është arrestuar sot në Itali. Në tragjedi humbën jetën 21 persona, ndërsa 8 ende rezultojnë të zhdukur. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra, e Lezha, të cilët ishin nisur me 2 gomone nga Vlora në drejtim të Italisë.

Arrestimi është kryer nga karabinierët e një stacioni policor në Roma Appia, të cilët ekzekutuan një Urdhër arrest ndërkombëtar. 31 vjecari së bashku me një bashkëatdhetar tjetër 42 vjecar po lëviznin në lagjen Statuario në Romë. Të dy i janë nënshtuar kontrolleve dhe verifikimeve të dokumenteve.

Edhe ndaj 42 vjecarit kishte një mandate arresti nga gjykata e Vlorës për akuzën e favorizimit të kalimit illegal të kufirit. lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ANSA.

TRAGJEDIA E 9 JANARIT
Sipas ANSA-s,31 vjecari në atë kohë 2 4 vjeç së bashku me disa të tjerë kanë organizuar “udhëtimin e shpresës” . Mbrëmjen e 9 janarit 2004 në bordin e gomones së nisur nga porti i Vlorës drejt Italisë, ishin vendosur 36 refugjatë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Cdo emigrant pagoi 1500 euro për udhëtimin. Por për shkak të motit të keq dhe dallgëve të mëdha, gomonia u mbyt duke gjetur vdekjen 21 persona nga 36 që ishin në gomone. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra e Lezha. Lundruesit kërkuan ndihmë drejtpërdrejt televizionit “Top Channel” por ndihma nbërriti me vonesë. 

VIKTIMAT E 9 JANARIT
Liza Martini, 35 vjeçe, Shkodër qytet; Alfred Lleshi 19 vjeç, Vau i Dejës, Shkodër; Paulin Pushimaj 21 vjeç, Vau i Dejës,Shkodër; Tom Gjoni 18 vjeç, Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër; Gëzim Fusha 18 vjeç, Abat, Dukagjin, Shkodër; Liza Prenga 37 vjeçe, Dajç, Shkodër; Arben Prenga 24 vjeç, Dajç Shkodër; Rasim Miruku 55 vjeç, Dajç, Shkodër; Besmira Miruku (Dibrati) 16 vjeçe, Dajç, Shkodër; Sadik Doçi (Rakaj) 24 vjeç, Shkodër, qytet; Gëzim Kurtaj 33 vjeç, Golem, Shkodër; Oltion Jacaj 23 vjeç, Dobraç, Shkodër; Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër, qytet; Mark Ndou 18 vjeç, Shkodër; Tonin Toka 19 vjeç, Bardhaj, Shkodër; Marlen Mhillaj 20 vjeç, Shkodër, qytet; Dritan Hetaj 32 vjeç, Shkodër, qytet; Agron Markaj 24 vjeç, Rrjoll, Malësi e Madhe;
Shpëtim Dizdari, 34 vjeç, Pukë, banues në Shkodër, 20. Skafisti nga Vlora,

TE ZHDUKURIT E TRAGJEDISE
Ndue Sanaj, 21 vjeç, Shosh , Shkodër, Artan Sagrini 33 vjeç, Shkodër, qytet, Arian Gjilaj, 29 vjeç, Golem , Shkodër, Marjana Zajeti 18 vjeçe, Shkodër, qytet, Kreshnik Bjeshka 25 vjeç, Shkodër, qytet, Fahrije Mehemeti (Dizdari) 34 vjeçe, Gruemirë, Malësi e Madhe, Gjin Grizha 19 vjeç, Kelmend, Malësi e Madhe, (Niçaj) 16 vjeçe, Malësi e Madhe

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!