Arrestohet në Qafë Thanë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet të ekstradohet drejt Sllovenisë

Arrestohet në Qafë Thanë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet të ekstradohet drejt Sllovenisë

Foto ilustruese

Arrestohet në Qafë Thanë 38-vjeçari  Pavle Lazarovski i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. 

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Autoritetet Gjyqësore Sllovene, kishin lëshuar për këtë shtetas urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale "Vjedhja". Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Sllovenisë.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Slloveninë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetas në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë të shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Vales, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Autoritetet Gjyqësore Sllovene, kishin lëshuar për këtë shtetas urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale "Vjedhja". Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Sllovenisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë