Një ushtarak nga Egjipti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, plagosje e armëmbajtje pa leje, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Rinas, në përpjekje për të hyrë në Shqipëri, ku mendonte se do t’i shpëtonte përballjes me drejtësinë. Ai është Mohamed Rageh, 50 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane. Në 6 nëntor të vitit 2019, Mohamed Rageh ka vrarë me armë zjarri një tjetër egjiptian A. M. në zonë Giza të Egjipt, ku më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
E shkuara e tij është e paqartë, por në CV-në e tij e përshkruan veten si ekspert në inxhinierinë e komunikimit, por edhe si ushtarak. Mohamed Rageh mori një çmim për lëshimin e raketave Crotale në vitin 1009, element ky i përmendur në edhe në një certifikate vlerësimi për aftësitë e tij ushtarake.
Ndërkaq, në deklaratën policisë thuhet se Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas e kanë bllokuar egjiptianin Mohamed Rageh në Rinas, gjatë kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.
INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit, bazuar në marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Egjiptit, ratifikuar në vitin 2004.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2078
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar në Itali për trafik droge, falsifikim dokumentesh dhe emigracion të paligjshëm, arrestohet me qëllim ekstradimin 50-vjeçari
20 Janar, 09:48
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin
8 Janar, 11:06
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, duhen 90 minuta nga Rinasi në Tiranë! Policia e semaforët inekzistentë (FOTOT)
6 Janar, 17:50
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Zbulim befasues në Egjipt, arkeologët gjejnë sarkofagun nga Mbretëria e Mesme, 21 shekuj Para Krishtit!
30 Dhjetor 2024, 09:24
-
Egjipt/ Peshkaqeni vret një turist italian 48-vjeçar nga Roma dhe plagos një tjetër
29 Dhjetor 2024, 17:08