TIRANE - A1Report pas publikimit të videos eksluzive të tentativës së vjedhjes së portofolit të një pasagjeri në urbanët e kryeqytetit ka investiguar se çfarë ka ndodhur me xhepistin që duket në pamje se ka mundur të dalë me forcë nga autobusi për të shmangur arrestimin nga policia. Video amatore ishte xhiruar në datën 22 qershor. “A1 Report” sjell videon ekskluzive si vidhen portofolat në urbanë

Nga verifikimet e kryera nga A1Report, rezulton se hajduti është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Numër 3 në datën 23 qershor, pra 1 ditë pasi kishte tentuar të vidhte në urban. Bëhet fjalë për Olti Dulçen, 28 vjeçarin që vinte nga Berati për të vjedhur në urbanët e Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë Dulçe ishte arrestuar për tentativën e vjedhjes së portofolit në çantën e një pasagjeri në urban, në Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Në videon e A1Report është momenti kur pas kacafytjes me personin që do vidhte, Dulçe duket se ndihmohet nga një bashkëpuntor për të hapur dyert e urbanit të mbyllura nga shoferi me kërkesë të pasagjerëve deri në mbërritjen e policisë. Por Dulçe zhvendoset nga dera e mesit të autobusit tek dera e përparme në krah të shoferit. Dulçe e hap me forcë derën dhe kur largohet duket qe në një moment i ka ngecur dhe këmba te dera.

Dulçe ka mundur të largohet për momentin, por nuk i ka shpëtuar policisë që e ka arrestuar të nesërmen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)