'Ty dhe familjarët i pret një fund i tmerrshëm'! Arrestohet ish-i dënuari që kërcënoi drejtorin e Burgjeve, u shty nga një grup i rrezikshëm kriminal

'Ty dhe familjarët i pret një fund i tmerrshëm'! Arrestohet ish-i dënuari që kërcënoi drejtorin e Burgjeve, u shty nga një grup i rrezikshëm kriminal

Drejtori i Përgjithshëm Burgjeve, Agim Ismaili

TIRANE-Tre muaj pas kërcënimit me jetë të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili është arrestuar autori Muharrem Zilija, ndërsa është zbardhur edhe mesazhi i kërcënimit. Arrestimi është kryer me vendim të gjykatës së Tiranës. Ai akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike. Kërcënimi sipas gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno është bërë me telefon në muajin nëntor 2019. Teksti i mesazhit, që ai akuzohet se i dërgoi drejtorit të Burgjeve është "Të kam nisur dy here fjale me njerezit e tu, ti vazhdon me na ra ne qafe, ky eshte paralajmerimi i fundit, nese do te vazhdosh ty dhe famiiljaret i pret nje fund i tmerrshem,po deshe provoje nuk do gezohesh nje minut" thuhet në mesazhin dërguar Ismailit" thuhej në mesazh.

Muharrem Zilija dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit. Tashmë pritet që shumë shpejt Zilija të dalë para gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë. I arrestuari rezulton i dënuar më parë për shpërndarje drogë në Tiranë. Autori mësohet se nuk ka pasur asnjë konflikt me Ismailin, pasi dënimin në burg e ka kryer para se ky i fundit të bëhej drejtor i burgjeve. Zilija dyshohet se është shtyrë nga një grup i rrezikshëm kriminal.

Ai është identifikuar nëpërmjet numrit të IMEI-t të telefonit, pasi kartën me të cilën ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtën telefon ka vendosur numër tjetër të gruas. Gjatë marrjes në pyetje Zilija nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

 Kërcënimi me jetë dyshohet se vjen si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi “41 bis”. Prej disa muaj Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji "41 bis". 

Këto rregulla janë kundërshtuar shpesh herë nga të dënuarit për vepra të rënda kriminale. Ky është rasti i dytë dhe më seriozi që drejtori i burgjeve kërcënohet me jetën e tij, gjatë kryerjes së detyrës. Rasti i parë është bëre nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës disa muaj më parë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen