Arrestohet në Durrës 29-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik kokaine

Arrestohet në Durrës 29-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik kokaine

Një 29 vjeçar i kërkuar nga Italia për trafik të narkotikëve u arrestua nga Policia e Durrësit ditën e djeshme.

Klejdi Abdyli do t'i nënshtrohet më tej procedurave të ekstradimit për në shtetin fqinj.

I riu, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, u arrestua në të njëjtën ditë që u shpall në kërkim nga Interpol Tiranë, pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar referuar një urdhër arresti të Gjykatës së Peskarës për kryerjen e veprës penale "Trafikim i narkotikëve"

Klejdi Abdyli në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja