Arrestohet në Qafë-Thanë maqedonasi i kërkuar nga Bullgaria

Arrestohet në Qafë-Thanë maqedonasi i kërkuar nga Bullgaria

Një maqedonas u arrestua në Qafë-Thanë nga policia kufitare, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë.

R.H, 52 vjeç, banues në Shkup ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë në bashkëpunim me Interpol Tirana bënë arrestimin e tij në hyrje të Republikës së Shqipërisë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, 52-vjeçari rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar. Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.

Policia thotë se "për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!